Një parzmore e praruar trake u paraqit për publikun e gjerë në Sofje
Një parzmore e praruar trake u paraqit për publikun e gjerë në Sofje
22-02-21
Në Muzeun Historik Kombëtar në Sofje më 22 shkurt u ekspozu një parzmore trakase e praruar (e lare me ar) jashtëzakonisht e vlefshme nga gjysma e dytë e shekullit të 4 para Krishtit. Parzmorja na jep mundësinë që të shikojmë me sytë tona shkëlqimin e ushtarëve nga lashtësia nëpër tokat tona dhe është një shembull i mrekullueshëm i armatimit të paradës trake. Mirëpo, mënyra e punimit tregon se përveç paradës, parzmorja ka pasur edhe një funksion thjesht mbrojtës.
Artefakti i paçmuar u zbulua në vitin 1995, nga një ekip i Doktorit Georgi Kitov dhe Gavril Llazov gjatë një studimi të “Tumulit Cvjatkova” në bashkinë e qytetit Kazanllëk, së bashku me maja të shumta të shigjetave, skeletin e një kali dhe aplikime të shumta të parzmoreve të kuajve. Supozohet se, parzmorja është një pjesë e dhuratave të një kalorësi të varrosur.
Gjatë vitit 2020 një ekip nga Muzeu Historik Kombëtar nën drejtimin e Pavlina Devllova bëri rikrijimin grafik dhe rekonstruksionin ideor të artefaktit.
Fotot nga: Muzeu Historik Kombëtar, Sofje