![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2021/11/Selia-e-PD.jpeg?fit=603%2C359&ssl=1)
“Një person i vetëm votoi 500 herë!”, ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së nxjerr skandalin: Ja pse nuk do të marr pjesë në Kuvendin e thirrur nga Lulzim Basha
“Një person i vetëm votoi 500 herë!”, ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së nxjerr skandalin: Ja pse nuk do të marr pjesë në Kuvendin e thirrur nga Lulzim Basha
26 NËNTOR 2021
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, tha se nuk do të marrë pjesë në Kuvendin e thirrur nga Lulzim Basha, pasi ky i fundit është vetë kryetar jolegjitim.
“Unë prej 5 muajsh me anëtarët e Grupimit për PD nuk e kemi njohur zgjedhjen e kreut të PD që u organizuan nga Lulzim Basha. Kështu që Kuvendi që po thërret ai është i thirrur nga institucione jolegjitime. Vetëm në mbledhjen e fundit të Kuvendi Kombëtar vetëm një person ka hedhur 500 vota në kuti, ku pjesëmarrja ishte 1500. Pra ishte një Kuvend i falsifikuar”, tha Kulluri për ‘Kontrast’ në Report TV.
Gazeta Sot