Një pikturë e viteve 1980
Një pikturë e viteve 1980 nga mbretëresha e Danimarkës, e cila hoqi dorë nga pushteti mbretëror së fundmi, Margrethe II, mund të arrijë vlerën në mbi 100 mijë korona daneze kur të dalë në ankand të martën, më 5 mars.
Në janar 83-vjeçarja Margrethe nënshkroi zyrtarisht heqjen dorë nga pushteti mbretëror, duke ia kaluar fronin djalit të saj të njohur, Frederik X.
Veprat e mbretëreshës së Danimarkës, Margrethe II, janë paraqitur në disa ekspozita, si në Danimarkë ashtu edhe jashtë saj.
Kjo pikturë e vitit 1988, pa titull, nga Margrethe do të dalë në ankand të martën, më 5 mars, një mundësi e rrallë për të blerë një vepër arti të 83-vjeçares.