Një pikturë kineze e vitit 1924 pritet të shitet në ankand për 45 milionë dollarë
Një pikturë kineze e vitit 1924 pritet të shitet në ankand për 45 milionë dollarë
Një pikturë kineze nga viti 1924 pritet të shitet për së paku 45 milionë dollarë në ankand në Hong Kong, ndërsa apetiti i koleksionistëve për artin vazhdon të rritet përkundër pasigurisë që ka sjellë pandemia e koronavirusit, raporton AP.
Piktura e artistit modern kinez Xu Beihong paraqet një skllav që fshihet në një shpellë dhe një luan. Bazohet tematikisht nga mitologjia romane dhe Fabula e Ezopit.
Shtëpia e ankandeve Christie’s të hënën ka zbuluar pikturën e Xu’s me titull “Skllavi dhe Luani”.
Xu shpesh përdor luanët në pikturat e tij për të ilustruar besimin e tij në ngritjen e kombit kinez. Luani në pikturë është i plagosur, por mbetet dinjitoz, i drejtë dhe krenar – një simbol i shpirtit kinez, tha shtëpia e ankandeve Christie’s.
Vitin e kaluar, një pikturë 700-vjeçare kineze nga Dinastia Yuan u shit për 41.8 milionë dollarë në ankandin Sotheby’s në Hong Kong.
Nga KOHA.NET