”Një pjesë e mirë e kabinetit, të përfshirë në korrupsion”. Kurti: – Rama ka përgjegjësi të madhe politike
7 Maji 2024
Gazetari, Andi Kurti i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se një pjesë e mirë e kabinetit të Ramës është i përfshirë në korrupsion ose nën hetim nga organet e drejtësisë, dhe se Rama ka një përgjegjësi të madhe në aspektin politik.
Kurti: Rama e bën herë pas herë këtë sjellljen, këtë ’mea culpën’ që kthehet bën një lloj kërkesë faljeje mes rreshtave, sulmon të tijët, bën sikur po i lëshon të gjithë.
Por është shumë e çuditshme që një kryeministër që nuk është se ka ardhur sot në pushtet, dmth një retorikë të tillë do e degjoja me shumë dëshirë nëse do kishte ardhur sot, nëse sot do ishte viti 2013 dhe do bënte një retorikë të tillë e cila do kishte vend.
Por pas 11 vitesh gati 12 vitesh në pushtet nuk mund ta bëjë dicka të tillë.
Një pjese e mirë e kabinetit të tij janë të përfshirë në korrupsion, dhe nuk po kërkojmë një përgjegjësi penale por se paku një përgjegjësi politike duhet sepse ai vetë i ka zgjedhur dhe është e pamundur që në një moment të mos kishte një farë kontrolli.
Unë nuk mbaj mend që qeveria socialiste, qeveria aktuale të ketë bërë vetë një avancim në raport me korrupsionin, që e ka denoncuar një ministër apo që e ka denoncuar një zyrtar të lartë.
Por është dashur SPAK-u.
Pasi ka shpërthyer skandali i ka lënë të ikin.
U ka dhënë mundësi ti shpëtojnë drejtësisë.
Olta Xhaçkën po e mbron, Tahirin e mbrojti deri në një farë pike ku nuk mund ta mbronte më.
Nga aspektin politik, Rama ka një përgjegjësi shumë të madhe për njerëzit që ka vënë aty.