Një politikan i përfshirë në vdekjen e kenianes? – Karamuço zbulon detaje: – Ka dyshime për familjarë…
22 Shkurt 2023
Vdekja e kenianes Joy vijon ende të jetë e rrethuar nga misteri, teksa nuk ka asnjë person të ndaluar për ngjarjen.
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, ka zbuluar detaje të reja, teksa foli dhe për dyshimet se një politikan është i përfshirë në këtë ngjarje.
Për këtë, Karamuço deklaroi se ka dyshime që familjarë të një politikani shqiptar mund të jenë të përfshirë, por ende nuk ka asgjë, pasi çështja u zbulua vonë dhe shumë prova janë fshirë.
“Ky është një lajm që ka dalë nga gazetarë investigativ. Flitet për familjarë të një politikani që mund të jenë të përfshirë. Unë e kam sjellë si një pistë e mundshme. Është vonuar procedimi penal, ngjarja nuk është bërë publike. Për kenianen kemi publikimin e një gazetareje shqiptare në Britani që e beri publike dhe ngjarjen.
Kemi humbur prova të rëndësishme nga vonesa. Kemi humbur telefonatat, të dhënat e telefonit, dëshmitarë të mundshëm. Pista e parë është një sulm nga 1 ose disa persona që e njihnin viktimën. Sulm që ka nisur si seksual dhe më pas fizik, dhe e hodhën nga ballkoni që ta bënin si vetëvrasje.
Edhe shoqet e saj kanë pasur probleme. Sot ka të dyshuar për të cilët po mblidhen prova. Mund të jenë shoqërues të saj, një lidhje e dështuar pra ish-partnerë, shoqe të saj etj. Edhe puna që ajo bënte, celularët që ajo përdorte mund të ishin bërë backup, por ka kaluar shumë kohë. Pretendohet që mund të ketë qenë përdoruese e drogës, alkoolit por në analizat e trupit nuk kanë dalë gjurmë, që dmth mund ti ketë sjellë dikush tjetër në dhomën e saj.”- tha Karamuço.
Gazeta Shqiptare