Një prej vendeve më të bukura në botë, mali Ylber është i rrezikuar.-

Një mal me ngjyra, i cili është ndër më të bukurit në botë, ndryshe quhet edhe mali Ylber dhe ndodhet në Peru. Vizitohet nga rreth 1000 turistë të cilët ngjiten çdo ditë në kulmin e tij. Mali përbëhet nga ngjyra e bardhë, e verdhë, e kuqe dhe ngjyra

Një mal me ngjyra, i cili është ndër më të bukurit në botë, ndryshe quhet edhe mali Ylber dhe ndodhet në Peru. Vizitohet nga rreth 1000 turistë të cilët ngjiten çdo ditë në kulmin e tij. Mali përbëhet nga ngjyra e bardhë, e verdhë, e kuqe dhe ngjyra vjollcë.

Por mali ka edhe që ka sedimente minerale që datojnë miliona vite më parë. Në këtë mënyrë mali është një burim i rëndësishëm i të ardhurave për njerëzit që jetojnë në komunitetin afër. Ata i bëjnë guidën turistëve dhe i shoqërojnë me kalë.

Çdo vit ata kanë një fitim prej 400.000 dollarë. Megjithatë praktikat e tyre të paqëndrueshme mund të çojnë në shkatërrimin e peizazhit fitimprurës.

Ambientalistët kanë raportuar se janë shkaktuar dëme në rrugën e ecjes prej 4 km si edhe ka shenja të erozionit.

Strehimi për turistat ka sjellë dëmtimin e një livadhi aty pranë, që vizitohen nga rosat migruse, i cili është shëndrruar në park të madh.

Atraksioni turistik u zbulua vetëm pesë vjet më parë, pasi që sipas komuniteteve lokale indigjene mali ishte i mbuluar me borë. Ngrohja globale shkaktoi që akulli të shkrihej dhe të shfaqej Mali Ylber.