Një prift nderon Afrikën me mantel… leopardi!
20 Shtator 2023
Një prift në Ruvo di Puglia, provincë e Barit, ka kremtuar një meshë me një mantel me ngjyrat e leopardit, ndërsa shkaktoi indinjatë te besimtarët, shkruan il messaggero.
Imzot Nicola Girasoli, kremtoi meshën së bashku me peshkopin e Molfettas, imzot Domenico Cornacchia, i veshur me një mantel leopardi.
Zgjedhja u kritikua ashpër nga besimtarët dhe nga publiku i rrjeteve sociale (ku u publikuan fotot e ceremonisë) me komente si ”komplimente për pamjen”.
Katedralja, në faqen e saj në Facebook, ka shpjeguar se është një veshje ceremoniale që është pjesë e traditës vendase dhe i kushtohet popujve afrikanë.
“Gëzofi i veshur për meshën është pjesë e shprehjes lokale të liturgjisë zyrtare të të varfërve. Popujt afrikanë e respektojnë mesazhin baritor të veshjes.
Kjo mënyrë veshjeje u përdor për të falënderuar Zotin për ndërtimin e një shtëpie për më nevojtarët”, thuhet në njoftimin e katedrales.
Nga OraNews