Një qytet mesjetar, sot i zhdukur. –

Spinarica ka qenë një qytet mesjetar me rëndësi në bregdetin e Adriatikut, buzë kanalit të lagunës së Nartës.

Ende sot në Zvërnec të Vlorës, në një ishull gjendet kisha përkatëse e stilit bizantin.

Spinarica kaloi nga sundimi i Bizantit nën Venedikun, hohenshtaufët, Anzhiuniët dhe ishte më në fund pjesë e Despotatit të Vlorës.

Spinarica pati një veprimtari të gjalë tregtare, veçanërisht që nga gjysma e dytë e shek XII deir në gjysmën e parë të shek. XIV.

Ajo tregtonte sidomos me drithëra, kripë, hekur, sende ushqimore, drurë, mëndafsh, prodhime luksi.

Venediku, Raguza, Pula dhe Zara etj patën në Spinaricë konsujt e tyre.

Roli i saj tregtar ra në fund të shek. XIV.

Pas pushtimit osman më 1417 Spinarica nuk përmendet më si qytet.