Një rekord hekurudhor në malet e Zvicrës
Kompania zvicerane e hekurudhave ka njoftuar se ka vendosur një rekord botëror: treni më i gjatë i pasagjerëve ka kaluar në një nga linjat më spektakolare nëpër Alpe.
Kompania Rhaetian Railway njoftoi se treni 1.9 kilometra i gjatë me 100 vagona dhe katër lokomotiva kaloi rrugën Albula/Bernina nga Preda në Bergin.
Kjo hekurudhë, e regjistruar në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që nga viti 2008, kalon nëpër 22 tunele, disa prej të cilave janë spirale, mbi 48 ura, duke përfshirë edhe të famshmen Landwasser Viaduct.
Udhëtimi përgjatë 25 kilometrave hekurudhë zgjati një orë.
Të apasionuarit pas trenave u rreshtuan për të parë dhe kapur udhëtimin në kamera.
Drejtori i hekurudhave Renato Fasciati tha se qëllimi i vendosjes së rekordit ishte të nënvizonte bëmat inxhinierike zvicerane dhe të festonte 175-vjetorin e hekurudhave zvicerane. /tesheshi.com/