Një specie e re njerëzore zbulohet në ishullin e largët. –
Një specie e re njerëzore zbulohet në ishullin e largët. –
Ka një anëtar të ri në “pemën familjare” të njerëzimit! Një specie e zhdukur e njeriut është gjetur së fundmi në Filipine.
BBC shkruan se ai quhet Homo Luzonensis, vendndodhja e të cilit është zbuluar në ishullin më të madh të vendit, Luzon.
Karakteristikat fizike janë një përzierje e atyre që gjenden tek paraardhës të shumtë të njerëzve të lashtë dhe atyre të epokave të mëvonshme.
Zbulimi nxjerr në pah idenë se të afërmit njerëzor primitivë janë larguar nga Afrika në drejtim të Azisë Juglindore, gjë që nuk është menduar më parë.
Zbulimi tregon se evolucioni njerëzor në rajon mund të ketë qenë një çështje shumë e komplikuar, me tre ose më shumë specie njerëzore në rajon, përpara se të mbërrijnë paraardhësit tanë mbërrijnë.
Një nga këto lloje ishte “Hobbit” – Homo floresiensis – e cila mbijetoi në ishullin indonezian Flores deri në 50.000 vjet më parë.
Prof Chris Stringer, nga Muzeu Historik Natyror i Londrës, komentoi: “Pas gjetjeve të shquara të Homo Floresiensis të vogël që u botua fillimisht në 2004, thashë se eksperimenti në evolucionin njerëzor të kryer në ishullin Flores mund të ishte përsëritur në shumë ishuj të tjerë në Rajon”.
Gazeta Panorama