Një stuhi e fortë po i afrohet Shqipërisë. – Paralajmërimi i pazakontë i metereologëve italianë për vendin tonë
5 Gusht 2023
Një stuhi e fortë me erëra, breshër, rreshje shiu dhe tornado është duke kaluar përmes Italisë, dhe pritet të mbërrijë në Ballkan dhe Shqipëri gjatë fundjavës.
Meteorologët italianë thonë se stuhia e pazakontë do të sjellë një masë ajrore shumë të ftohtë, që do të shkaktojë rënien e menjëhershme të temperaturave me 15 gradë.
Stuhia do të sjellë përmbytje, rreshje shiu dhe vetëtima teksa do të kalojë përgjatë Italisë, më pas në Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe Shqipëri.
Pamjet satelitore tregojnë se pjesa e poshtme e stuhisë po lëviz më ngadalë, se pjesa e sipërme që tashmë ka arritur të shtrihet në Slloveni, duke shkaktuar edhe përmbytje.
Siçilia dhe jugu i Italisë mund të preken nga stuhia ditën e shtunë Sipas meteorologëve, moti i keq do të zgjatë 2 apo 3 ditë dhe më pas do të shkojë drejt normalizimit.