Një ‘thesar’ me vlera kombëtare, brenda shtëpisë së koleksionistit Agron Çalliku: Kam marrë dhe borxh për të arritur një objekt
Një ‘thesar’ me vlera kombëtare, brenda shtëpisë së koleksionistit Agron Çalliku: Kam marrë dhe borxh për të arritur një objekt
1 Janar 2022
Agron Çalliku, një koleksionist nga Durrësi ka mbledhur ndër vite sende me vlera të rralla. Shtëpia e tij i përngjason një Muzeu, ndërsa në të gjenden objekte të veçanta autentike shqiptare.
Nga monedhat e qeverisë së Ahmet Zogut dhe pasaportat e librat e vjetër. Në shtëpinë e Agron Çallikut mund ti gjesh të gjitha.
Prej vitesh koleksionon çdo send e dokument autentik shqiptar.
“Jam fokusuar te vlerat kombëtare, gjithçka shqiptare që nga pikturat, skulpturat, monedhat, kartëmonedhat.Kam dy pasaporta të periudhës së Zogut, librat e periudhës para ’44.”
Koleksionin e rrallë e sheh si pasuri jo vetëm individuale por edhe kombëtare.
“Unë mundohem të mbledh, të koleksionoj sepse koleksioni është një vlerë jo vetëm personale për mua por edhe kombëtare.”
Edhe kur mundësitë financiare nuk i ka pasur për të blerë sendet me vlerë ka marrë borxh.
“Unë marr gjithçka, çdo gjë që gjej. Madje dhe në kohët më të vështira ku unë nuk kam pasur financë unë kam marrë borxh për të arritur një objekt”.
Koleksionimi nuk është i vetmi pasion. Agron Çalliku është autor i disa librave dhe mbi 40 pikturave.
Nga OraNews