Një tjetër anije fundoset në Detin Mesdhe, raportohen 34 refugjatë të zhdukur
25 Mars 2023
Të paktën 34 refugjatë janë zhdukur, pasi anija me të cilën po udhëtonin u fundos në Detin Mesdhe. Kjo është anija e pestë e mbytur brenda 48 orëve.
Mediat e huaja shkruajnë se emigrantët ishin nga vende e Afrikës sub-Saharianë. Ndërsa mësohet se destinacioni i tyre ishte Italia. Në anije ishin total 38 pasagjerë, 4 prej tyre janë shpëtuar.
Houssem Jebabli, një zyrtar në Gardën Kombëtare, tha se Roja Bregdetare kishte ndaluar 56 varka që shkonin drejt Italisë në dy ditë dhe kishte arrestuar më shumë se 3,000 emigrantë, kryesisht nga vendet e Afrikës Sub-Sahariane.
Sipas të dhënave të OKB-së, të paktën 12,000 emigrantë që kanë arritur në Itali këtë vit u nisën nga Tunizia, krahasuar me 1,300 në të njëjtën periudhë të vitit 2022. Më parë, Libia ishte pika kryesore e nisjes për emigrantët nga rajoni.
Gazeta Sot