21 Shkurt 2025

Analisti Arjan Curi ka bërë një deklaratë të fortë në një emision televiziv, ku pretendon se dy ditë më parë BKH ka kryer një kontroll në zyrën e një zyrtari të lartë, duke sekuestruar laptopin dhe materiale të tjera.

Sipas tij, ky është një zhvillim edhe më i rëndësishëm se hetimet ndaj Erion Veliajt, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një figurë të rëndësishme të politikës shqiptare. Curi shtoi gjithashtu se një tjetër funksionar i lartë është arratisur jashtë vendit për t’iu shmangur arrestimit nga SPAK.

“Para dy ditësh, BKH ka mësyrë në zyrën e një politikani të lartë, duke marrë laptopin dhe dokumente të tjera. Ndërkohë, një tjetër funksionar është larguar nga Shqipëria dhe nuk ndodhet më në territorin shqiptar. Këto lëvizje të SPAK vijnë në një moment kyç, kur institucioni është nën presion për të dhënë rezultate”, tha Curri.

Megjithatë, menjëherë pas kësaj deklarate, gazetari Lorenc Vangjeli e kundërshtoi atë, duke thënë se burimet e tij nuk konfirmojnë ndonjë kontroll të tillë nga BKH.

Deri më tani, SPAK nuk ka dalë me një reagim zyrtar mbi këto pretendime, por situata pritet të zhvillohet më tej në ditët në vijim.

Gazeta Sot