Një valë shumë e fuqishme dhe ekstreme do mbërthejë këtë shtet, ja çfarë parashikohet në ditët e ardhshme
Një valë shumë e fuqishme dhe ekstreme do mbërthejë këtë shtet, ja çfarë parashikohet në ditët e ardhshme
9 MAJ 2022
Prilli ishte muaji më i nxehtë që theu shumë rekorde në Pakistan dhe pjesë të Indisë ku temperaturat arriten deri në 50 gradë Celsius e në ndonjë rajon edhe më shumë.
Nuk është shumë e çuditshme që Azia jugore të përjetojë valë nxehtësie në këtë periudhë kohore, megjithatë këtë vit vala e nxehtësisë ishte e jashtëzakonshme dhe ekstreme. Kjo valë nxehtësie zgjati shumë dhe temperaturat thyen shumë rekorde.
Kjo valë shumë e fuqishme dhe ekstreme e nxhetësisë do të vazhdojë edhe ditët e ardhshme në Pakistan, pjesë të Indisë dhe vise tjera të Azisë jugore. Vala e fuqishme e nxehtësisë do të regjistrojë përsëri temperatura mbi 50 gradë Celsius, përpara ardhjes së sezonës së Monsuneve e cila fillon me 1 Qershor dhe zgjas afro 6 muaj.
Sezona e Monsuneve në fillon në jug të Indisë dhe pastaj vjen duke u zgjeruar gradualisht drejt territorin të Indisë dhe Pakistanit ku krijohen stuhi të fuqishme shiu të rrëmbyeshëm, gati çdo ditë për muaj me radhë./MeteoBallkan
Nga Gazeta Sot