Një vështrim analitik dhe kritik për librin ”Vendbanimet dhe popullsia albane e Kosovës”
Nga: Mehmet Çunaku
Për autorin Dr. Iljaz Rexha nuk është hera e parë që del në letrat tona me një studim të thellë nga fushat e onomastikës , antropologjisë dhe të fushave tjera shkencore, por janë të radhituur shumë tituj në vazhdanin e punës së tij shkencore, si:Lidhja shqiptare e Prizrenit në dokumentet Osmane(1878-1881},” Onomastika Mesjetare Arbane në arealin e Dardanisë,”” Rexhistrimi i vendbanimeve dhe i ppullsisë së Kazasë së Novobërdës, sipas defterit të fundshekullit XV (vjetari, nr.x xvii-xxviii;Prishtinë,” Shtrirja e Vendbanimeve Mesjetare mbi bazën e etnonimit Arban-Alban në Ballkan”, Dardania Sakra, nr. 5 Prishtinë, 2003 e punime të tjera shkencore , që e bënë të njohur autorin si punëtor shkencor, jo vetëm brenda territorit të trojeve shqiptare, por edhe nëpër opinione evropiane e botërore.
Me librin “VENDBANIMET DHE POPULLSIA ALBANE E KOSOVËS”, që u botua më 2016, autori zbardhi autoktoninë dhe praninë e popullsisë Albane në trojet e Dardanisë dhe të Maqedonisë Veriperwndimore, duke u bazuar edhe në burimet sllave, por, veçanërisht në Defterët Osmanë të shekullit XV. Njëherit autori mbështeti edhe dokumentet e gjetura për lëmin e tij shkencor në Arkivin e Raguzës ( 1411- 1438).
Qëllimi kryesor i këtij studimi është, sipas autorit “ të analizojë përkatësinë fetare dhe etnike të kryfamiljarëve, që mbanin antroponime dhe patronime karakteristike dhe tradicionale shqiptare, me forma të shqipes, që ishn në simbiozë me emra sllavë, si pasojë e sllavizimit të patronimisë së tyre gjatë sundimit mesjetar sllavo-bullgar dhe sllavo-serb në Kosovë”( f.7) Përveç kësaj autori me këtë studim ka realizuar një qëllim, duke zbardhur të dhënat onomastike dhe toponomastike, që janë me interes shkencor për studimin e anës linguistike të Gjuhësisë së Ballkanit, e posaçërisht ato elemente,që dominojnë në përballjen me pseudoshkencën sllave për qëndresën që i bënë ballë shkrirjes në gjuhët e pushtuesve: të Bizantit dhe të sllavëve .
Por qëllim primar i autorit në këtë studim mbetet t`i paralizojë ato shkrime të pseudoshkencëtarëve serbë e të tjerë ,që janë mëqakur ta hibrdizojnë shqiptarin autokton në Ballkan dhe ta lënë pa troll e pa plang, madje edhe pa rrënjë –pa racë; ndërsa shqiptari (arbëri) ishte në Ballkan me lozë pellazge 12 mijë vjeçare. Këta pseudoshkencëtarë më të zëshëm dhe më shumë në numër janë nga pseudoshkenca serbe, si : Gjogjeviç, Qosiç e të tjerë. Por edhe nga akademitë tjera , si nga ajo ruse e bullgare, që ksishte të tillë,por jo edhe me atë arsenal si ata të ASHAS , madje edhe në ditët e sotme, si pohon vetë Dobrica Qosiç,” babai i Serbisë:”Kur diçka është me interes të popullit serb, atëherë edhe gënjeshtra është në funksion të së vërtetës për ta realizuar qëllimin e tij”(f10,11….) Pra,mu në këtë përballje kundër shkencëtarëve me gënjeshtra të pushtuesve sllavë u gjend punëtori ynë shkencor, i rryer, Iljaz Rexha, dhe ngadhënjeu me punën e tij shkencore duke zbardhur të dhëna shkencore për antrponiminë e albanëve, përkatësisht të shqiptarëve , që gjalluan në Kosovë dhe në Maqedoninë Veriperëndimore. Por edhe u nxorën në dritë shumë mikrotoponome e toponime të emërtuara para mijëra vitesh me gjuhën e anasve albanë. përkatësisht shqiptarë, e që u falsifikuan nga ana e administratës së pushtuesve dhe të klerit pravosllav(serb e bullgar), ku për këtë njollë gjenocidiale prijnë priftërinjtë serbë.
Pra, këto të dhëna dokumentare historike u falsifikuan nga priftërnjtë e ritit orthodoks pravosllavë,që i konvertuan me dhunë gjenocidiale albanët ,arbanasit, shqiptarët dhe i pagëzuan fëmijët e tyre me emra sllavë. Njëherit kishat e arbanasve,albane, me stilin e tyre të veçantë, administrata e pushtuesve sllavë me priftërinjtë e kishës së tyre ia përshtatën stilit të ritit pravosllav. Kështu popullsia albane e Kosovës dhe e Maqedonisë Veriperëndimore ishte në mes të kullës e të çekanit, me që administrata e pushtuesit sllav ,bashkë me kishën pravosllave nuk mbetën vetëm me konvertimin dhe me pagëzimin e fëmijëve e të adaptimit të kishave në ritin e pushtetarëve pushtues, po shkuan edhe më larg: Arbanasit e konvertuar në ritin pravoslav ishin të detyruar të zhveshen edhe nga tradita e popullore albane, nga komuniteti i Arbërit dhe të regjistrohen bullgarë, ose serbë. Stoikët albanë ,që nuk pranonin dhunën e regjimit e të popave sllavë, ndëshkoheshin me damkosje të gjymtyrëve të trupit, madje me hekur të skuqur!Kjo sfidë nuk ishte vetëm për pjesëtarët e religjionit ortodoks albanë,por edhe për ata me përkatësi të fesë krishtere katolike. Madje të tillët edhe quheshin heretikë nga kisha orthodokse sllave. Për këtë dukuri nuk shkruan vetëm autori i këtij libri, që e paraqet periudhën më të errët e më të vështirën për shqiptarët e të gjitha kohërave. Në librin “ Nga Tradita” Mark Krasniqi na e përshkruan raportin e misionarëve katolikë, të cilët ishin me mision nga Papa për të vlerësuar punën dhe veprimtarinë e kishave katolike në Kosovë. Në raport të atyre misionarëve e njoftonin Papën se ishin dëshmitarë dhe prezentë në Kishën Orthodokëse sllave-serbe në Graçanicë, kur popat serbë i kishin sjellë disa shqiptarë katolikë para kishe dhe ,me thika në dorë, iu kishin kërcënuar se,po qe se nuk pranojnë konvertimin nga feja katolike në atë orthodokëse –sllave –serbe, do të gjymtoheshin (f.11….) Prandaj i shkruajnë Papës misionarët se më armiq i kemi popat serbë se sa turqit qindra herë(f..11……).
Krejt kjo që e thamë lart ishte e njohur për ata që kishin qenë viktima të sllavizimit dhe për arsenalin e sllavizmit, ku bëjnë pjesë kisha sllave serbe dhe të gjitha administratat sllave serbe e bullgare, që ishin shtytës për të vepruar ashtu: për t`i sllavizuar popullsinë albane dhe atë vllehe. Për këtë fenomen barbar kanë shkruar edhe ca nga historianët shqiptarë e botërorë, por në këto periudha si më i zëshmi është Iljaz Rexha me librat e tij “Vendbanimet dhe popullsia Albane e Kosovës” dhe “Onomastika Mesjetare Arbane në Arealin e Dardanisë”, Europrinti, Prishtinë, 2005,si dhe në studime tjera.
Për ta përshkruar këtë periudhë kohore dhe për ta gjykuar drejt atë dramë të luftës psikologjike të shqiparëve para 600 vitesh pati vullnet e elan intelektual e shkencor Dr. Iljaz Rexha. Pra, autori i këtij libri, me intuitën e tij dhe me përgaditjen profesionale paleografike, studjoi Defterët Osmanë, nga edhe rezultoi për shumë të dhëna,deri tash të panjohura, që “shkenca” dhe “shkencëtarët” serbë shtrembëruan të dhënat historike me qëllim të rrëzimit të së drejtës së autoktone albane, që ishin të vetmit banorë të hershëm në Kosovë e në Maqedoninë Veriperëndimore.Ndërsa historianët serbë deshën për ta paraqitur racën shqiptare pa trung,pa plang e pa troll, veç si nomadë. Mirëpo, si u tha edhe më lart, kjo mëqakje e pseudoshkencëtarëve sllavë, që deshën ta ndryshojnë antrponominë albane( shqiptare) mijëvjeçare, gjatë shekujve XIII e XIV, nën sundimin e adminitratës sllave, me librin” VENBANIMET DHE POPULLSIA ALBANE E KOSOVËS”, studijuesi i rryer shumëvjeçar, ljaz Rexha, me punë vetëmohuese nxori në dritë faktet antroponomike, duke elaboruar trungun gjenealogjik të albanëve,të cilët me dhunën që kishte ushtruar kisha pravosllave dhe administrata e pushtuesit serb, apo bullgar, kishin veshur petkun antroponomik sllav. Nga po këto institucione gjenocidiale Arbëri i shekujve XI, XIII e XIV, gjykohej ta harrojë trungun gjenealogjik,që kishte rrënjë albane. I këtillë ishte rasti me trungun familjar të Prodanit në Barilevë, komuna e Prishtinës: Prodani( gjyshi); Dushmani(djali i Prodanit); ndërsa Radica(djali i Dushmanit, nipi i Prodanit),që dmth. gjyshi me emrin e arbërit, të albanit, si edhe Dushmani, babai i Radicës; por Radica, djali i Dushmanit, e nipi i Prodanit, pagëzuar me dhunë nga popat e kishës pravosllave me emër sllav). Po ashtu në katundin Breznicë, që në defterin Osman figuron me emrin Bresniç( Fusnota: Vilayeti Vlk.OB-1, f.65 OB-2, f.48, sot vendëbanimi Breznicë, komuna e Kastriotit (Obiliqi), hasim në këtë trung famijar: Bozhidar, i biri i Balsha-s; Jovan ,i biri i Guros-it( Fusnota: e njejtë, faqe 131). Ndwrsa në sPodjevë,( sot qyteti Besiana, qendër komunale e krahinës së Llapit) hasim këtë trung gjenealogjik familjar: Bogosav, i biri Gjeshe-s, Kostadin, i biri i tij ;Alan , i biri i Don-ko-s; Asen, i vëllaii tij.
(Fusnota: Vilayeti Vlk, O.B. f. 241, OB-2 f 168-169, Qendra komunale Besijana- Podjevë,f,165.
Prandaj të dhëna të tilla nga Defterët Osmanë” demantojnë pohimet e autorëve sllavë me konotacion politik të paargumentuar dhe, si të tilla, janë të pabaza dhe të paqëndrueshme”(f12….)
Por,fatkeqsësisht, përpos autorëve sllavë , hasim edhe nga shkencëtarë të tjerë,megjithëse të rrallë, që skishin marrë një parrugë shkencore , si ishte Oliver Shmit, që kishte rezymua për antroniminë e autoktonëve mijëvjeçarë albanë, arbër, arbanas në Kosovë e në Maqedoninë Veriperëndimore:
“Toponimet sllave, ndikimet e fuqishme gjuhësore sllave ndaj shqipes, mbishtresimi i dukshëm kulturo-serb ndaj shsqiptarëve në Kosovën e Mesjetës së vonshme nuk lejon përfundim tjetër , përveç se serbët përbënin shumicën e popullsisë.” (f. 11) Por ai shton se kjo nuk do të thotë se në Kosovë nuk ka pasur shqiptarë.
Përkundër shumë gjykimeve për shkencëtarët sllavë,autori i librit,I.Rexha, vuri në shesh edhe ca prej tyre, që nuk morën parrugën në shkencën historike sikurse bashkëkombasit e tyre për shtrembërimin e rrjedhave historike në Ballkan ,e vçanërisht për shqiptarët. Ndër ata studijues serbë, kroatë, çekë e studijues të tjerë, që peshuan fjalën e gjykimin në rabush me shkencën e mirëfilltë, ishin: K. Jireçek, M. Shuflaj,M. Dimiq, R.Katiçiq, Fanulla Papazogllu e të tjerë. Mirëpo, pas viitit 1980, kur nacionalizmi serb filloi të marrë hov, dy studijues serbë u detyruan të korrigjojnë pohimet e tyre dhe ta demantojnë punën e vetë të mëparshme, po tani shkruan se” shqiptarët nuk ishin pasardhës të ilirëve”.( f.10). Këtë mohim të punës së vetë, në stilin e Galileut, e bënë Fanulla Pazogllu dhe Ilia Garashanin, me që sigurisht, nuk deshën t’i presë fati dhe pusia sikurse Millan Shuflajn… Në këtë fushë të historisë , vçanërisht u morën me toponimet parasllave, si ilire romane e bizantine studjuesit shqiptarë: Zef Mirdita, Selman Riza, Jahja Drançolli, Skëner Gashi, e veçanërisht në këtë fushë historike u rrek me studimin e toponimeve, antroponimeve dhe sllavizimin e albanëve (shiptarëve) studjuesi Iljaz Rexha. Këta studjues shqiptarë të gjjithë pohuan në tezat e tyre historike se shqiptarët janë pasardhës të ilirëve, e ata nga Kosova e MaqedoniaVeriperëndimore –Dardania janë ,pra pasardhës të fisit ilir Dardan.
Studjuesi Iljaz Rexha me veprimtarinë e tij prej shkencëtari të rryer hulumtoi në arkivat e Stambollit dhe në metropole Evropiane.Por materialin më të vlerëshëm që hasi në arkiva ishin Defterët Osmanë në Arkivat e Stambollit, të cilët ai i deshifroi dhe zbardhi shumë EUREKA! që i kishte mbuluar pluhuri i hilexhinjve ardhacakë sllavë, duke shpikur gënjeshtra për albanët, arbërit, arbanasit, si quheshin nga sllavët, si nomadë, si barinj të përkohshëm në Kosovë, si primitivë, e duke fshehur të vërtetën që është mijëvjeçare për albanët, stërnipër të pellazgëve, të ilirëve dhe autoktonë 12 mijë vjet( vërejtje nga MÇ) në Kosovë e në Maqedoninë Veriperëndimore. Mu në këta dokumenta (Defterët Osmanë) del edhe e dhëna aksiomatike për sllavizimin e shqiptarëve dhe të josllavëve tjerë. Për sllavizimin e shqiptarëve në Defterët Osmanë del në shesh ky proces, kur deshifrohen emrat në trungun gjenealogjik të kryefamiljarëve albanë (shqiptarë), ku janë regjistruar nga asdministrata osmane me qëllim të tagrave të ngarkuara nga ana e pushtetit.Në këta dokumenta (defterë) ku ishin kryefamiljarët, të krishterë shqiptarë, gjyshi ishte me emër të pastër arbër –alban, djali gjithashtu me emër shqiptar, arbanas, si ishin në administratën sllave, ndërsa nipi me emër sllav, i pagëzuar nga priftërinj të ritit othodoks pravosllav me dhunë në forma të ndryshme, si:Stepan,i biri i Lulko-s,Bozhidar, i biri Pulash-it, Mihal,i biri i Petros në katundin Babnos( Babimofc-MÇ,katun i komunës së Kastriotit- Obiliqit),f.138.
DOKUMENTET E PERIUDHËS MESJETARE TË SUNDIMIT TË BIZANTIT DHE TË SUNDIMIT TË MBRETËRVE SLLAVË (SIPAS KRISOBULAVE SLLAVO-SERBE)
Gjatë sundimit të Bizantit(shek.V-XI), si dhe gjatë sundimit të Administratës Sllave-Bullgare
(shek (XI-XII), në Kosovë dhe në Maqedoninë VP, si dhe në tërë Ballkanin, nuk gjënden dokumente zyrtare të këtyre administratave pushtuese nëpër arkiva për shkak se mungojnë të dhëna për regjistrimin e popullsisë së vendit nga këto administrata. Ndërsa për periudhën historike mesjetare (shek.XII-XIII), gjatë sundimit slllavo-serb, të sundimtarëve serbë –Nemanjiqve, ekzistojnë disa dokumente zyrtare në formë aktdhurata të mbretërve, që u gjenden në krisobula.
Për këtë shkroi paleografi rus Vlladimir Moshin. Ky studjues pohonte se ato krisobula nuk ishin mjaft të besueshme, sepse, sipas tij, krisobulat janë të cunguara dhe të përmirësuara disa herë nga priftërinjtë e kishave dhe të manastireve sllave.( “Vendbanimet dhe Poullsia Albane në Kosovë” f.31). Lidhur me këtë cekim një dokument të tillë të vitit 1348 në një krisobulë të mbretit Dushan, ku përmenden edhe katunde shqiptare në veri të Prizrenit, të emëruara në gjuhën sllave, me etnoniminë popullore Katundet Arbane(arbanshki katuni),që mbreti ia kishte dhuruar Manastirit të Shën Mihalit dhe të Gavrillit(f.31).Edhe në Arkivin e Vatikanit gjënden dokumente zyrtare, që i ka studjuar Dr. Gaspër Gjini. Në Këto studime paraqiten të dhëna për kishat katolike, që ishin uzurpuar nga kishat sllave dhe që ishin shndërruar në kisha ortodokse të ritit pravosllav. Ky proces i uzurpimit të kishave katolike dhe të atyre ortodokse me stilin arban, pati efekt në sllavizimin e popullsisë albane nga admnisttratat e mbretërve serbë të shekujve XII-XIII.
Pra kjo periudhë kohore për popullsinë albane(shqiptare) ishte më e errta, ku vetëm ata martirë më stoikë, shqiptarë, me një fanatizëm të rrallë, ruajtën antroponiminë, patronimet karakteristike të stërgjyshërve dhe fiseve t ë tyre.
Antroponimia e banorëve të vendbanimeve me popullsi albane (shqiptare), që i hasim të shënuara në krisobulat e atyre periudhave ishte me një onomastikon sllav.Mirëpo, po të analizohen edhe nga ana gjuhësore, si e gjejmë në studimin e autorit të librit të Iljaz Rexhëss, do të vërejmë se një pjesë ishte me origjinë shqiptare,por me mbaresa sllave:-iç dhe-oviç, si :Radosav Gjono-viç,
(Gjoni); Bogdan Llesh-oviç (Lleshi);Hlapi Guribard—iç,(Gurabardhi- I.R.) (f.32). Me këto të dhëna autori na bën me dije se një pjesë e madhe e popullsisë albane(shqiptare) të ritit ortodoks, po edhe katolik nga Kosova dhe nga Maqedonia VP u sllavizua në periudhën kohore të shekujve XII e XIII. Njëherit në këtë periudhë u emruan edhe shumë vendbanime (katunde) me emra në gjuhën sllave-serbe e bullgare dhe jo në gjuhën e autoktonëve-shqiptarëve, që jetuan me shekuj para sllavëve në Ballkan, e me shumicë edhe në Kosovë e në Maqedoninë VP. Në këto tekste të krisobulave në manastiret sallve-serbe hasim këtë konstatim: “Konstatohet se nuk ishte e pranishme popullsia albane në Kosovë e në Maqedoninë Veriperëndimore deri në shek. XVII”. (“Vendbanimet dhe Popullsia aslbane dhe popullsia e Kosovës” f.32). Me këto “të dhëna” të filozofisë e të historisë serbe pseudoshkencëtarët sllavë mëqaken t`i fshehin të dhënat dokumentare historike për shqiptarët. Dhe si mbështetje për këtë tezë të pabazë shkencore kanë petkun sllav për albanët e Kosovës e të Maqedonisë VP, të cilin petk albanët(shqiptarët) e veshens me dhunë nga religjioni pravosllav dhe nga administratat sllave gjenocidiale.
Gjithashtu dokumenetet e hershme na bindin se këto terrene të Dardanisë Antike, Kosova dhe Maqedonia e sotme, kanë ekzistuar me toponime dhe mikrotoponime me rrjedhë të gjuhës albane. Kështu edhe gjatë shekullit të II-të të erës së re flasin nga ana e gjeografit Klaudi Ptolemeos,sipas Qemajl Muratit( libri “Shqiptarët dhe Ballkani Ilirik në dritën e emrave të vendeve dhe të familjeve “, Tetovë, 1999,fq.31, 32). Këtu autori i përmendur na njofton për zbulime arkeologjike të një varreze Flavio Albano, të birit të vet me Emilianos Albanos për përkujtim. Njoftimet e para për këtë varrezë antike, si zbulim arkelologjik i zbuloi Gordana Spasovska-Dimitrovska( Grobot na pisarot od Stobi, “Macedoniae Acta arheologica “ ,nr.14,Skopje 1996). Ndërsa sipas autorit Iljaz Rexha: “Të gjitha toponimet që na dalin me bazën e etnonimit: Alban-Arban dhe Arvan janë të periudhës romake dhe bizantine, pra, parasllave, shumë më të vjetra se sa na dalin në shkrimet dhe burimet mesjetare “(Po aty, fq.56). Njëherit përmendim edhe këtë fushë të onomastikës,ku autori ka shfrytëzuar regjistrat kadastralë osmanë të shekullit XV, ku në mënyrë shumë të qartë janë regjistruar disa vendëbanime mesjetare albane mbi substratin iliro-arban të protoshqipes dhe me etnonimin popullor Arban-Alban. Toponimet e para me këtë etnonim përmenden në dokumentet sllave me formën sllave Arbanashki Potok( (Lugu i Arbneshit-I.R),( fusnota:St.Stojanoviq: “Stari srbski hrisovuli, ljetopisi rodoslovi, spomenik III, Beograd,1980, fq.9). Në Kosovë në vitin 1253-1254 në hartën e Knez Miroslavit, pastaj vendëbanimi Arbanashka e Kumanovës dhe Arbanasi i Shtipit ,të shënuara në diplomën e Mbretit serb Millutin nga viti 1330.E këto vendbanime përmenden gjithashtu në defterët kadastralë Osmanë për Sanxahkun e Qystendilit të shek. XV dhe të atij XVI. Ky vendbanim është shënuar me trajtën e hershme bullgaro-sllave: Arbanashka dhe Arbanashko, formantet e demunitivit sllav-ka-ko, me kuptim fshati i Albanëve. Këto trajta sllave administrata osmane i regjistroi pa ndryshime nga format e gjuhës sllave.Gjithashtu edhe faltoret jo vetëm të ritit orthodoks, por edhe ato të besimit katolik ishin shënuar me të njejtin emër, si katoliçka crkva, edhe kisha e Shën Mërisë në Ohër, e cila më parë ishte quajtur kisha e Shën Klimentit, e ndërtuar në vitin 1295 nga Progon Zguri.(fusnota J.Janov: “Bllgarski Starini iz Makedonija”, Sofija.1931,f.38.)
ISLAMIZIMI I SHQIPTARËVE-ANËT POZITIVE DHE NEGATIVE
Shqiptarët gjatë sundimit sllav, serb, veçanërisht nën sundimin e mbret Dushanit me Zakonikun e tij, pësuan më shumë se sa në tërë vazhdanin e robërisë nën sundime tjera të pushtuesve të Kosovës dhe të Maqedonisë Veriperndimore.Përpos tagrave të rënda shtetërore shqiptarët ortodoks dhe katolikë ishin sikur nën kullë e nën çekan nga administata sllave-serbe dhe kisha orthodokse pravosllave, që i konvertuan shqiptarët me dhunë,madje edhe me ndëshkime dhe damkosje me hekur të skuqur në trupin e tyre.Përpos kësaj ishin të detyruar që pagëzimin e fëmijëve ta bëjnë sipas emrave sllavë të ritit pravosllav. Prandaj, me vendosjen e administatratës së Perandorisë Osmane në Kosovë dhe në Maqedoninë Veriperendimore, shqiptarët filluan me një numër të vogël të konvertohen në fenë Islame, e jo me shumicë në fillim të pushtimit të Kosovës e të Maqedonisë. Ky proces u zhvillua me dëshirë nga ana e shqiptarëve, jo pse deshën ta flakin religjionin shumë shekullor krishterë, por pse gjatë shekujve të kaluar nën robërinë sllave, pësuan pse traditën e moçme etnike arbërore, me sllavizimin e shqiptarëve, duhej flakur.Ndërsa legjislatura osmane në këtë çështje kishte qenë më tolerante ndaj etnive jo osmanë-jo turq.Megjithëkëtë në një anë kjo administratë ishte negative sa i përket ligjeve osmane, pse kisha pravosllave serbe pati të drejta gati gjysëm legale shtetërore për të vepruar me pjesëtarët e fesë krishtere, si ortodoks, ashtu edhe katolikë. E në këtë rast shqiptarët e krishterë, ishin të detyruar t`i perfillin normativat e Patrikanës së Pejës, që kishte të drejtë, si një administratë shtetërore,që do të ketë pushtet mbi të krishterë, të cilët me dhunë i konvertonte në ritin pravosllav serb. Më tutje cekim se Patrikana e Pejës kishte kompetenca të ketë edhe gjyqin e vet dhe policinë kishtare. Prandaj shumë shqiptarë krishterë edhe në këtë periudhë, nën sundimin e Perandorisë Osmane, u sllavizuan dhe humbën traditën kombëtare.Një prej vendëbanimeve,ku u sllavizuan shqiptarët është edhe popullata e Bernicës së Poshtme,katund afër Prishtinës.( Shënim në terren nga Abdyl Reka, 78 vjeçar, informator në terren për të dhënë shënime për librin “Veriu i Prishtinës”,grup autorësh:R.Osmani, M.Çunaku, M.Reçica, më 2010).
Islamizimi për shqiptarët u bë jo me një intenzitet të dalluar deri në shekullin XVII (Dr.Iljaz Rexha:”Vendbanimet dhe popullsia Albane e Kosovës” f.37). Por, shqiptarët e islamizuar në bazë të Ligjit të Sulltanit, Sheriatit, nuk humbën gjuhën amtare,traditat, dhe përkatësinë kombëtare.Në bazë të dokumentave-defterëve osmanë, sipas autorit, Doktor Iljaz Rexha,shqiptarët u islamizuan pa presione, sepse ligji i shetit të Perandorisë Osmane bazohej në Kur? an: ”Asnjë individ nuk bën të konvertohet me dhunë në fenë Islame”(“Vendbanimet dhe popullsia albane e Kosovës”-I.Rexha, f.38). Përkundër kësaj kishte raste, ku krahinarët administratorë ,pashallarë , sanxhakbej etj ,vepronin kundër ligjit duke i islamizuar shqiptarët e krishterë përmes presionit të tagrave shtetrore, ose përmes joshjes së titujve administrativë shtetërorë. Por pushtetarët e tillë, sapo zbuloheshin për këto veprimtari antiligjore osmane dhe anti Islame,denoncoheshin,duke i shkarkuar nga posti, duke i internuar nga venëbanimi, madje edhe,kishte raste: duke u denuar me burg.
Në procesin e islamizimit të shqiptarëve në Ballkan ndikuan faktorë të ndryshëm, që ishin: politikë, socialë ekonomikë,psikologjikë e të tjerë. Procesi i islamizimit të shqiptarëve kishte zgjatur më se dy shekuj,” çka dëshmon se nuk është zhvilluar me metoda të dhunshme administrative, siç ka ndodhur me procesin e ortodoksizmit të dhunshëm të tyre, sidomos gjatë sundimit mesjetar sllav.”(f.38)
Shiptarët e islamizuar i qëndruan besnikë traditës kombëtare shekuj me radhë,por më shumë ata që qëndruan në vendëbanime të terreneve të përthyera malore,si Rugova, Shala e Bajgorës, Drenicë, Llapi, Gallapi etj. Për islamizimin e shqiptarëve në Ballkan shkroi edhe historiani turk me famë botërore Halil Inacek, i cili thotë : “ Procesi i përhapjes së Islamit në Kosovë e në Maqedoni erdhi në një periudhë, kur popullsisë shqiptare i kanosej rreziku nga asimilimi i tërësishëm. Depërtimi i osmanlinjve gradualisht e ka ndërperë sllavizimin në Kosovë e në Maqedoni, ndërsa në jug të Arbërisë Mesjetare, greqizimin e tyre “(fq. 38, 39).Këtë proces të islamizimit të shqiptarëve e përimtojnë edhe historianët shqiptarë S.Pulaha,S. Rizaj, M.Terrnava, I. Rexha etj. Por fenomeni i islamizimt të shqptarëve të Kosovës dhe të Maqedonisë VeriperëndimoreMesjetare u bë me një tempo më të shpejt nga islamizimi i shqiptarëve tëArbërisëMesjetare.
E ky intenzitet më i ngadalshëm u zhvillua për shkak se shqiptarët e Kosovës e të Maqedonisë VP kishin qenë të shpronësuar nga administrate sllave dhe nuk kishin se çka të humbin.Prandaj shpejt u inkuadruan në sistemin e ri shoqëror Osman, në klasën sunduese feudalo-ushtarake. Këta nuk e rezistuan pushtetin osman sikurse fisnikët e principatave mesjetare shqiptare në Arbërinë Qendrore, të cilët në vitin 1043 kishin aritur të shkëputen nga Bizanti, duke qeverisur në mënyrë të pavarur.