Një vizitë në Butrintin e 1934-s, fotot e rralla nga zbulimet e Ugolinit. –
Një vizitë në Butrintin e 1934-s, fotot e rralla nga zbulimet e Ugolinit. –
-Ugolini 10 vjet në Butrint. Ja çfarë shënimesh i ka dhënë Nebil Cikës, kryeredaktorit të “Minerva”-s. Veprat e mëdha arkeologjike që u zbuluan nga ekspedita italiane. Dëshmia për “Hyjneshën e Butrintit” që Zogu ia dhuroi Musolinit
Nga: Dhurata Hamzai
Një Butrint ndryshe nga ai që shohim sot…! Vendi duket i mbuluar nga bimët e egra dhe rrënojat duken aq tërheqëse, duke mbajtur shenjat e gjurmëve dhe mistereve të antikitetit ilir. Butrinti si nuk e kemi parë asnjëherë vjen në retrospektivë nga një penë e shquar e gazetarit të viteve ‘30 , zotit Nebil Çika, kryeredaktor i “Minervas”.
Gazeta dyjavore me një profil artistik, politik dhe shkencor është një nga enciklopeditë kronikale më të shkëlqyera të retrospektivës historike të viteve ’30. Duke shfletuar arkivat e kësaj gazetë zbulon shumë të panjohura nga historia e vendit; si marrëdhëniet diplomatike me fqinjët, ekonomia, historia e zhvillimit urban të qyteteve të Shqipërisë, trashëgimia, zhvillimet e artit dhe të kulturës. Gjithçka ka ndodhur në vendin tonë në vitet ‘20-‘30 e gjen të pashkruar në gazetën më të madhe të kohës. Duke shfletuar këto arkiva të vjetra të “Minevrës” syri të ngelet tek disa skulptura të rralla të sapozbuluara në Butrint nga eskpedita e Ugolinit, një pjesë e të cilave siç dihet kanë përfudnuar në muzetë e Europës. Nënteksti i këtij shkrim flet shumë edhe për shpërdorimin e veprave të arkelogjisë shqiptare nga vet Mbreti Zog, i cili i ka dhuruar kryeveprën e zbulimeve arekelogjike…… Musolinit. Nebil Çika ka përshkruar me profesionalizëm të lartë historian e zbulimeve 10-vjeçare në Butrint, sipas shënimeve të përpikat që ak marrë nga intervista dhe bisedat me Luigi Maria Ugolinin, arkeologu më të diskutuar në historinë e arkeologjisë shqiptare. Le të ndjekim reportazhin e shkruar në …të vitit 1934.
“EPIDAMNOS (Durrës), Apollonia (Pojani), Lissos (Leshja), Bytlis (qytet afër katundit Hekal të Mallakastrës, Amantia (qytet afër katundit Ploça në Juglindje lë Vlorës), qyteti afër Klosit të sotmë, Finiki ( afër Delvinës dhe Butrintoja: ja disa nga emërat e qyteteve të mëdhenj të Shqipërisë së vjetër, qytete të cilët në kohën e tyre kanë patur aqë rëndësi sa mund të i ketë sot Stambolli, Pireja, Marsilja, Viena, Roma….
Qyteti i madh i Apollonisë cilësohej prej Romakëve “Magna urbs et grabis” në lë cilin i madhi Qezar dërgoi nipin e tij Oktavianin August për të kryer mësimet e universitetit. Një shkrim varri, i gjetur në Pojan, tregon se i varrosuri, ka qënë një farë “Markos Sopatros, pithagorikos philiosophos”. Pra si ç’duket haptas në Shqipërinë’ e vje tërsisë klasike, jo vetëm që ka pasur qytete të mëdhenj e të ndriturë kur rrihte pulsi i jetës së atyre kohëve, por janë rritur dhe imperatorë e filosofë. Mirëpo ne shqiptarët e sotëm s’kemi patur as kohë e as zotësin’ e duhur që të nxjerrim në dritë glorjen e këtij Atdheu t’onë shqiptar. Patëm vetëm urtësinë t’u japim leje disa misioneve arkeologjikë të huaj që të vijën e të na nxjerrin në dritë thesaret e së shkruarës s’onë tremijëvjeçare. Një nga këto Misione është ay që ka kryesuar Profesor Ugolini, një djal i ri, i
ndritur dhe fatbardhë në karrierën , e. tij idealistike. Ugolini ka plot dhjetë vjet që po punon në Shqipëri, dhe, në vitrat e fundit tërë aktivitetin e tij e ka përqendruar në Butrinto (Buthrotum, e quanin Romakët dhe katundarët që banojnë aty për rreth e quajnë besnikërisht Vuthrotë).
Sot do të bëjmë pakës fjalë mbi atë qytet të ndritur, të themeluar disa shekuj para Krishtit, e që qëndron i përzitur përpara Korfuzit…
Dhe po u jap këndonjësve disa hollësira për zbulimet arkeologjike lë Butrintos, në bazë të shënimeve që pati mirësinë të më japë proprofesor Ugolini.
Butrinto – Epopea Omerike dhe Virgjili
Butrintoja me afërinat e saj ka lidhje tepër lë ngushtë me më të madhen epope të antikitetit: me luftën e Grekërve kundra Trojanve, për rrëmbimin e Elenës, luftë e cila mori fund me shkatërrimin e Trojës. Po ndërsa gjestet historike legjendare posaçërisht Trojane gjetën këngëtarin e tyre tek ati i Vjershës Homer-I, Butrintoja dhe ngjarjet që u zhvilluan aty na u kallëzuan nga “Virgjili (Aenea. III.)
Ky vjershëtor epik i Romës imperiale na i këndon me dhimbje dhe magji, gjithë ç’pa Aenea e tij kur zbriti ne Butrinto.
Aty gjeti Trojanin Helen, të birin e Priamit ( Mbretit të Trojës) i cili Helen ishte martuar me Andromakën (lë të ven’ e Hektorit) dhe ishte bërë Mbret i Haonis (nga Saranda e sotme e gjer poshtë në Çamëri pas vdekjes – Mbretit të mëparshme Pirro Neoptolemeut (bir i Aqilesë ). Heleni kish themeluar këtu mbretërinë e vet dhe kish goditur (ngritur-dh.h.)një kështjellë të vogël që i shëmbëllente asaj të qytetit të vet dhe i kish vënë po atë emër, ashtu si ç’u kish vënë emra trojane të gjithë portave, krojeve dhe lumenjve rreth e përqark Butrintos. Në këtë qytet Aenea ndenji dy ditë, pa pallate madhështore me kollonata lë mermerta e brenda tyre shërbime të çuditëshme me “vaso të ergjenta dhe kupa të florinjta”. E mbushur me peshqeshe të vlyera, Aenea u-nis prej Butrintos e kënaqur dhe me shpresë që m’ at anë Adriatikut të mund lë ngrihej një qytet që të mund t’i shëmbëllente Trojës dhe Butrintos.
Zbulimet Arkeologjike
Janë shumë të pakta vendet që kanë një pamje piktoreske si ajo e Butrinstos, më tha Profesor Ugolini kur unë po admiroja pejzazhin nga kështjella. Pa asnjë dyshim isha në në një nga vendet më të bukura të Shqipërisë. I këtij mendimi do të jetë kushdo që ka pasur rastin ta vizitojë. Disa pamje të bukura të , vendit po i botoj në këto faqe.
Me të arritur misioni arkeologjik italian në Butrinto, në vitin 1928 ngriti tendën mu mbi Akropolin. Dhe duke ndjekur pak a shumë përshkrimet e Virgjilit filloi dhe gërmimet, duke u kujdesur që të zbulohej më përpara “Porta” për të cilën bën fjalë Poeti. Dhe pas shumë mundimesh “porta” u gjet madhështore dhe shumë impozante nga çdo pikëpamje: 5 metra e lartë, e pacënuar fare, pjesa e sipërme e saj e lidhur dhe e mbështetur me arketrave, Pasandaj u gjet edhe një portë tjetër me dimensione më të vogla, por edhe më interesante sepse në krye të saj është skalitur edhe një luan që çan një dem dhe për këtë shkak është quajtur “Porta e Luanit”. U çudita shumë me pikturën e skalitur: është një vepër krejt futuriste.
Zbulimi më me rëndësi që është bërë në Butrinto, më i zorshmi dhe më i frytshmi është pa dyshim ay i Theatrit. Vetëm majat e mureve të skenës dukeshin jashtë dhe gjithëshka ishte e mbuluar me baltë dhe me pemë lë dendura që përbënin gati një pyll.
Punë e zorshme ka qenë puna e zbulimit, aq i vlefshëm dhe me rëndësi ka qenë dhe përfundimi. Theatri ndodhet nga an’ e poshtme e kodrinës. Amfiteatri (vendet e ndënjes së popullit janë krejt prej një lloj mermeri të bardhë dhe shpesh gjenden mbi ‘to gërmime dhe përshkrime dekretesh, alleancash, falje skllevërish. Amfiteatri, teatri është si gjysmërrethi dhe ka shkallë që ndajnë lë pesë pjesët qe për- përbëjnë. Vendi i orkestrës është gjithashtu me mermer të bardhë dhe si punë është fare e bukur-. Pandehet se ky Theatër është goditur tamam 24 shekuj më parë. Shumica e statujave me rëndësi gjer tashi janë gjetur në pallatenë e këtij theatri.
Njëra prej tyre, sigurisht ajo më e bukura dhe më e vlefshmja, “Perëndesha e Butrintit” iu fal nga ana e Lartmadhënisë së Tij Mbretit Tonë, Duçes italian, z. Mussolini. Edhe një nga statujat me rëndësi është ajo e Eskulapios, prototip i cë cilës vjen prej artit grek të të pestit shekull para Krishtit (Shkollë e Fidias).
Pjesa Romake
Misioni arkeologjik i dha rëndësi natyrisht edhe zbulimit të monumenteve të epokës romake. Afër Theatrit u gjend një pavement që iu përgjigjet ambientit të fermave romake. Ky pavement është krejt mozaik i mirërujatur me shumë forma dhe formon një vizatim gjeometrik shumë të bukur. Mbas Thetarit u gjend një tempull i vogël dedikuar Eskulapit. Brenda në këtë u gjetën dy statuja e disa pëshkrime dhe shumë dhurata që sillnin falësit dhe adhuronjësit. Jo shumë larg Theatrit është zbuluar një Nympheo, një magje e madhe e rrethuar më mure një metra të lartë. Midis shumë gjërave të vjetra që u gjetën doli në dritë edhe një bust i një djaloshi Baçus. Çuditërisht i bukur dhe një bust i Apollonit që të dyja të epokës romake.
Rëndësi të madhe iu dha edhe zbulimit të një pusi, i cili është interesant për diformacionin e si për përdorimin e tij në shekuj. Gjithashtu edhe sepse ujët e tij quhej i shenjtë. Pusi është goditur (ngritur-dh.h.) në epokën greke. Ujët rrjedh nëpër tre gojë. Në pjesën e sipërme të gjysmëhënës shihet një pikturë e mrekullishme me bojëra të forta; në të cilën shihen dy pallonj dhe një vazo e vogël. Në grykën e pusit gjendet ky mbishkrim grek: “Junia Rufina, Hyjnesha e Nymfave”. Masanadaj është zbuluar i famshmi Battisfero i rrumbullakët i bërë në të pestin shekull para Krishtit. Me 16 kolonat e mermerta, mbi të cilat qëndronte Çatia. Me mes të tyre, u gjet magjja e madhe me Ritet fetare, e cila ka formën e kryqit të kishës greke. Po ajo që është më interesante nga të gjitha është pavimenti dyshemeja mosaike e shumë lojërave, e cila është fare e pacënuar. Kjo është e ndarë në shtatë zona koncetrike. Dy nga këto zona janë të përbëra nga medaljone (61 copë gjithsej) e secila nga këto mban nga një pikturë, mjeshtërisht të punuar të kafshëve të ndryshme.
Koha Veneciane
Në arkivat e Republikës venciane mbushen shumë dokumente rreth Butrintos. Por edhe në Butrinto ndodhen shenja të punës veneciane. Në krye të Akropolit shkëlqen kështjella veneciane në mes të ullishtave të dendura. Kjo kështjellë me mure të forta e të mëdha nganjëherë 11 metra e lartë, so të bëhet muze. Gjithë ç’është gjetur deri tashti, konfirmon shënimet historike që dihen.
Nekropoli (Varroshi)
Më në fund janë bërë kërkime edhe në qytetin e të vdekurve. Shumë varre janë hapur. Të cilat arrijnë gjer në epokën helenistike. Brenda në varre janë gjetur shumë vogëlina. Vazo të vogla, kocka të punuara, xhame, etj. Shpesh janë gjetur dhe sende stolie të florinjta.
Por përveç kësaj janë gjetur edhe sende që i përkasin epokës prehistorike. Në këtë mënyrë vërtetohet se në këtë Bregdetin Lindor të Adriatikut ka rrojtur një popull që historikisht është i implikuar edhe në legjendën e madhe të shekujve, në luftën Greko-Trojane. Vërtetohet se edhe këtu kanë banuar njerëz edhe përpara se të arrinin njerëzit të merrnin shënime….
Kur do të dalin djelmtë e rinj studiozë e idealistë, me pasionin e tyre të madh dhe me dashurinë që duhet të kenë për brezat e zhdukura nëpër shekujt, atëherë shumë gjëra do të dalin në shesh. Qytetet e vjetra që përmendëm në fillim të këtij artikulli, nuk do të na duken më një ëndërr, po një realitet.’ Mabse atëherë do të mund të njohim vetëhen më mi rë. Po gjer atëherë na duhet t’iu jemi mirënjohës Profesor Ugolinit me shokë. Dhe u jemi thellësisht mirënjohës profesor Ugolinit me shokë. Dhe u jemi thellësisht mirënjohës…
Dhe tani le lë vijmë në një … nuk di si ta cilësoj, prandaj po them çështje mbi Butrinton. Butrintojaja tërheq mjaftë vizitorë të huaj turistë, ose gjahtor, me qenë se në dimën ka gjah shumë n‘ato anëra. Të gjithë këta të huaj vijnë me anë të Korfuzit. Që është pikërisht përkundrejt Butrintos. Udhëtimi me barkë benzime mban vetëm një ose një orë e gjysmë. Kjo rrjedh ngaqë s’ka një rrugë që të shpie nga Saranda në Butrint. Ka një rrugë të keqe këmbësorësh……(vijon komenti për rrugën-dh.h) Një shkak tjetër që të huajt shkojn në Butrint me anët ë Korfuzit është propagnada turistike që ka bërë Greqia. I huaji e di se në Korfuz do të gjejë tërë komoditetet e veç kësaj të gjitha lëhtësitë nga autoritetet e vendit…..” (nga Nebil Çika).
Në faqet e fundit të këtij artikulli Nebil Çika rrëfen vështirësitë që një turist i huaj gjen nëse do të qëndronte në një natë në Butrint ngaqë është shumë i urbanizuar. Më tej ai shkruan:
“Besoj se shumë pak janë ata që dijnë se Butrintoja është një vend shumë interesant dhe tërheqës për shkak të zbulimeve arkeologjike e për shkak të pamjeve piktoreske, siç e dimë, Butrintoja ka një peizazh të mrekullueshëm dhe zbulimet janë madhështorë e entuziamonjës.” Kryeradaktori i “Minervës” Nebil Cika në këtë shkrim guxon dhe i terheq vëmendjen qeverisë së Zogut që të Butrinti të bëhet me rrugë dhe turistët ta shohin atë me bileta 25-30 frangëshe, ku fondet të shkojnë në dobi të shtetit shqiptar. Ky artikull i Nebil Çikës mbi Butrintin është pjesë e projektit të tij me reportazhe nga Tirana në Konispol. Ky cikël i udhëtimeve mbyllet me Butrintin, njofton vet gazetari.
Gazeta Shqiptarja.com.