Një vizitë në shtëpinë si ekspozitë të deputetes Kodheli
Një vizitë në shtëpinë si ekspozitë të deputetes Kodheli
Foto: Kel Kodhel para nje vepre te Tij.
Mbase s`do ta kishit menduar kurrë se një figurë serioze si ajo, që e mban larg personalen nga publikja, do të hapte dyert e shtëpisë për kamerat.
Mimi Kodheli, ishte e ftuara e “Pasdite në Top Channel” ku përveçse dha një intervistë, prezantoi edhe shtëpinë e saj. Që në hyrje të shtëpisë muret ishin plot me piktura, të kujt tjetër veçse të vjehrrit të saj, Kel Kodheli.
Muret mbanim më shumë se 100 piktura, të babait të shtëpisë dhe Mimi nuk e fshehu krenarinë për asnjë moment. As nuk kishte përse.
Kaq shumë piktura vështirë të gjenden në ndonjë shtëpi tjetër, veçse në ekspozitë. Ku ka më mirë sesa të krenohen edhe muret e strehëzës së ngrohtë me punën dhe artin e babait të shtëpisë?