“Njerëz koronavirusi nuk është barcoletë”, gazetari i njohur shqiptar tregon situatën me të cilën u ndesh sot në Tiranë: Tregohuni të përgjegjshëm!
“Njerëz koronavirusi nuk është barcoletë”, gazetari i njohur shqiptar tregon situatën me të cilën u ndesh sot në Tiranë: Tregohuni të përgjegjshëm!
10 MARS 2020
Gazetari Mentor Kikia nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka evidentuar një situatë që ka parë në një ndër kafenetë e Tiranës sot. Sipas tij duhet të tregohemi më të kujdesshëm me koronavirusin, të ndjekim këshillat e ekspertëve dhe të mos frekuentojmë ambientet publike.
Gjithashtu ai iu bën thirrje nxënëse dhe studentëve që të mos dynden kafeneve se përndryshe më mirë ishin në shkollë, se këto të fundit u mbyllën, jo se mësimi është i rrezikshëm, por për të mënjanuar kontaktin me shumë njerëz.
“Njerëz, coronavirusi nuk është barcoletë!
Miq, coronavirusi nuk është murtaja e zezë e mesjetës dhe as lëndë kimike që të vret në pak sekonda. Pro, gjithësesi, është një virus i rrezikshëm që, me apo argument bindës, ka vënë botën përpara dhe nuk duhet se me çfarë kostoje njerëzore dhe ekonomike do të ikë.
Ne dallohemi për të bërë gallatë me çdo gjë, pasi jemi mësuar të argëtohemi edhe me bëmat e atyre që na zhvasin rregullisht prej 30 vjetësh. Por nuk është ky rasti.
Për coronavirusin duhet të dëgjojmë këshillat e mjekëve. Të reduktojmë lëvizjet. Jo të mbyllim institucionet e të plasemi nëpër kafene, pasi një lokal kishte sot më shumë të rinj nga sa janë mbledhur ndonjëherë në një sallë leksionesh. Shkollat u ndaluan jo se është i rrezikshëm mësimi, por se është i rrezikshëm kontakti i shumë njerëzve bashkë.
Nëse do të shtohet ndjeshëm numri i të prekurve, situata del shumë lehtë jashtë kontrollit me mundësitë që ka sistemi ynë shëndetësor. Italia po përjeton sot një situatë dramatike për shkak të neglizhencës që bënë qytetarët e këtij vendi.
Nuk ka vend për panik, por ka arsye për tu treguar të përgjegjëshëm.”, shkruan Kikia.
Gazeta Sot