“Njerëzimit do t’i vijë fundi nëse nuk përshtatet pas pandemisë”, shkencëtarja e njohur del me paralajmërimin e frikshëm
“Njerëzimit do t’i vijë fundi nëse nuk përshtatet pas pandemisë”, shkencëtarja e njohur del me paralajmërimin e frikshëm
3 QERSHOR 2020
Njerëzimit do t’i vijë fundi nëse nuk e ndryshojmë në mënyrë drastike sistemin tonë të ushqimit pas pandemisë së koronavirusit, ka paralajmëruar natyralistja e shquar Jane Goodall.
Për krizën e Covid-19, Goodall fajësoi mbi-shfrytëzimin e botës natyrore që së fundmi ka parë sesi pemët priten në masë, speciet i afrohen zhdukjes dhe habitatet natyrore shkatërrohen.
Virusi i ri korona mendohet se ka kaluar nga kafshët e tek njerëzit në fund të vitit të shkuar dhe besohet se vendi ku ky kalim ka ndodhur është tregu i mishit në Wuhan të Kinës.
Bujqësia intensive po krijonte gjithashtu një rezervuar të sëmundjeve të kafshëve që do të përhapeshin dhe dëmtonin shoqërinë njerëzore, tha Goodall, një nga ekspertët kryesorë në botë për shimpanzetë.
Deklaratat, Jane i bëri gjatë një eventi të mbajtur online bashkë me dy komisionerë evropianë dhe një grup fushatash të quajtur Compassion in World Farming, të martën.
“Në ia bëmë këtë vetes me mosrespektimin tonë absolut ndaj kafshëve dhe mjedisit,” tha ajo.
“Mosrespektimi ynë ndaj kafshëve të egra dhe mosrespektimi ynë ndaj kafshëve të fermave ka krijuar këtë situatë ku sëmundja mund të përhapen në masë për të infektuar qeniet njerëzore.”