“Njerëzit ‘që mbaruan punë’ ia gjeta unë nga burgu, se Shullazi di vetëm makina me ku*va dhe të vinte gjoba”/ I penduari i SPAK zbërthehet dhe zbardh gjithçka për vrasjen e bujshme: Ç’më tha në telefon Berisha menjëherë pas atentatit
“Njerëzit ‘që mbaruan punë’ ia gjeta unë nga burgu, se Shullazi di vetëm makina me ku*va dhe të vinte gjoba”/ I penduari i SPAK zbërthehet dhe zbardh gjithçka për vrasjen e bujshme: Ç’më tha në telefon Berisha menjëherë pas atentatit
9 DHJETOR 2020
Zbardhen të tjera dëshmi nga i penduari i SPAK për dy vrasjet e bujshme që ndodhën disa vite më parë ku tronditën opinionin. I penduari Luftar Reçi ka treguar bisedën e parë me Lul Berishën menjëherë pas vrasjes së Vajdin Lamajt në Tiranë, në vitin 2005.
“…Brenda muajit shkurt të vititi 2005 është vrarë me shpërthim Vajdin Lame në ashensor. Këtë vrasje e kam marrë vesh në media të nesërmen në mëngjes kur jam zgjuar. Menjëherë kam telefonuar Lulim dhe i thashë si u bë kjo punë kështu, Luli më tha “O lalë jam larg, këto janë punë Indriti, kur të vij do të flasim sepse ishte jashtë (Në Turqi)”, ka thënë Reçi.
Gjithashtu i penduari Luftar Reçi në dëshminë e tij ka rrëfyer se si Viktor Ymeri nga burgu ka gjetur njeriun që “mbaroi” punë në vrasjen e Vajdin Lamajt në vitin 2005.
“Në vitin 2013, në burgun e Peqinit, Viktor Ymeri më ka thënë brenda burgut me mburrje se ata, Emiljano Shullani me njerëzit e tij, dinë vetëm të hapen b*thësh me makina e k*urva duke iu vënë gjoba njerëzve se nuk kanë zgjuarsi tjetër. Viktori më tha se “edhe kur u vra Vajdini, unë nga burgu gjeta njeriun e duhur që e mbaroi punën e vrasjes së Vajdini, se ata nuk ia kanë haberin dhe dinë vetëm me u hapë b*thësh”, mësohet të ketë thënë Reçi.
Gazeta Sot