Njihuni me bletët blu. – Të rralla, por mahnitëse!
7 Dhjetor 2023
A e dinit se ekzistojnë bletë në ngjyrë blu?! Nëse nuk e ke parë kurrë një të tillë, atëherë duhet të lexosh të gjitha shpjegimet e mëposhtme.
Ne jemi mësuar të shohim shumë shpesh bletët e famshme verdh e zi, apo jo? Në fakt, bletët blu janë spektakolare! Ja disa fakte interesante për to:
Ekzistojnë disa lloje të bletëve blu, që janë: Osmia Lignaria, Osmia Calaminthae, Amegilla Cingulate, Xylocopa Caerulea dhe Thyreus nitidulus.
Lloji i parë i bletëve blu, që mbajnë emrin “Osmia Lignaria” gjenden zakonisht në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, ato janë blu, por kanë dhe një nuancë gri. Ndonjëherë ngjajnë aq të errëta sa njerëzit i ngatërrojnë me mizat. Jeton në pyll dhe i pëlqejnë lulet e frutave si molla, pjeshka, qershia apo boronicat.
Së dyti, “Osmia Calaminthae”, janë zbuluar në liqenin Wales Sand Ridge në Florida. Në 2019-ës janë cilësuar specie në zhdukje. Këto bletë janë tejet delikate pasi nuk i rezistojnë çdo lloj habitati dhe kanë një dietë specifike. Ato janë po ashtu bletë “të vetmuara” pasi nuk jetojnë në koloni.
-Metallic Blue Bee
Gjendet në Australi dhe njihet për ngjyrën blu e metalike.
Ato polenizojnë domatet, kivit, pjeprin e po ashtu lulet e egra. Habitati i tyre janë kopshtet ose pyjet.
-Blue Carpenter Bee
Jetojnë në pyll dhe krijojnë “shtëpizat e tyre” në trungje pemësh ose tek bambutë.
Bletët femra jetojnë në grupe të vogla dhe polenizojnë një sërë bimësh. Bleta “Carpenter” gjendet në Azinë Jugore, përkatësisht në Indi dhe Kinën Jugore. Nuk janë bletë agresive dhe kanë një ngjyrë blu më të çelët se bletët e tjera.
-Neon Cuckoo Bee
Kanë një gjë të përbashkët me zogjtë “cuckoo”. Këta të fundit njihen për braktisjen e vezëve të tyre në foletë e zogjve të tjerë. Njësoj edhe bletët “neon” veprojnë me të vegjlit e tyre. Janë bletë që i sheh në zonat urbane, por edhe në pyje.
Zakonisht ndeshen në Australinë Veriore, në New Guinea dhe Azinë Jugore.
Por, të gjitha këto bletë nuk prodhojnë mjalt! Bletët e mjaltit i përkasin gjinisë Apis.
Të gjitha bletët e mjaltit ndajnë tipare të përbashkëta, të tilla si të jetuarit në koloni me një bletë mbretëreshë. Ata gjithashtu prodhojnë huall mjalti me dyll, të cilat mbajnë larva, mjaltë dhe polen. Bletët e mjaltit kanë ngjyrë kafe të çelur me shirita të verdhë-artë.