Njihuni me shtetin që lufton ndotjen e ajrit me reshje artificiale
Njihuni me shtetin që lufton ndotjen e ajrit me reshje artificiale
Në kryeqytetin e Indonezisë, Xhakarta, autoritetet kanë planifikuar reshje artificiale për të parandaluar ndotjen e ajrit.
Zyrtarët e administratës së qytetit së fundmi kanë propozuar prodhimin e shiut artificial për të luftuar fenomenin e ndotjes.
Shtresat e ndotura do të pastrohen në saje të shiut, pasi sezoni aktual me thatësirë ka rrezikuar rritjen e ndotjes në kryeqytet.
Ndërkohë, një grup aktivistësh ambientalistë njoftuan se do të ngrenë padi ndaj qeverisë në mënyrë që të rriten masat për zvogëlimin e ndotjes së ajrit dhe të zbatohen rregulla të rrepta gjatë tenderimeve, përcjell Atsh.
Xhakarta radhitet në mesin e qyteteve më të ndotura të botës, pasi indeksi i grimcave të dëmshme prej PM 2,5 pëson rritje tre deri në katër herë më shumë sesa pragu që llogaritet i dëmshëm sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Shkak kryesor i ndotjes në këtë qytet konsiderohet trafiku i rënduar.