“Njollë turpi në historinë e Europës!” – Rama kritika Athinës nga Milano: Shqiptarët në Itali nuk u detyruan të ndryshojnë emrin si në Greqi
26 Maji 2026
Kryeministri Edi Rama ka kujtuar në Milano faktin që shqiptarët të cilët u detyruan të jetonin në Greqi, u detyruan gjithashtu të ndryshonin edhe emrat që u kishin vënë prindërit.
Ai tha se ky ishte një turp në mes të Europës.
“Motra e vëllezër, mora shumë mesazhe nga shqiptarët në Itali pas valles kuqezi në zemër të Greqisë. Në më shumë se një rast më thonin që kur të vija në Milano nuk duhet të harroja se edhe ju keni vuajtur. Ndjeheshit të përjashtuar nga një garë dhimbjeje.
Shqiptarët në Itali nuk u detyruan të ndryshojnë emrin si në Greqi. Gjë që është një njollë turpi në historinë e Europës demokratike”, tha ai.
Gazeta Sot