Nju Jorku shpall gjendjen e jashtëzakonshme. – Ja çfarë po ndodh.
Nju Jorku shpall gjendjen e jashtëzakonshme. – Ja çfarë po ndodh.
2 SHTATOR 2021
Shërbimi Kombëtar i Motit e ka lëshuar paralajmërimin e parë ndonjëherë për vërshime në qytetin e Nju Jorkut, pasi stuhia Ida solli reshje të dendura, të cilat i vërshuan stacionet hekurudhore dhe rrugët në Manhattan, Brooklyn dhe New Jersey. Gazeta Washington Post raportoi se një person mbeti i vdekur në New Jersey.
Kryetari i Nju Jorkut, Bill de Blasio, e shpalli gjendjen emergjente pak pas mesnatës, duke thënë: “Jemi duke u përballur me një ngjarje historike të motit sonte me reshje rekorde në mbarë qytetin, vërshime të ashpra dhe kushte të rrezikshme në rrugët tona.”
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihen stacione hekurudhore nëntokësore të vërshuara nga uji. Vërshimet kanë prekur edhe disa rrugë dhe shtëpi, shkruan BBC.
Shërbimi Kombëtar i Motit njoftoi se ka regjistruar 8 centimetra reshje për vetëm një orë në Parkun Qendror të Nju Jorkut.
Policia e qytetit u ka bërë thirrje banorëve që të mos dalin në rrugë, ndërsa departamenti i zjarrfikësve ka thënë se po u përgjigjet thirrjeve për ndihmë në pjesë të ndryshme të qytetit.
Gazeta Sot