20 Dhjetor 2024

Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi, u shpreh i sigurt se masa non grata që SHBA vendosi ndaj Sali Berishës në vitin 2021 do të hiqet pas ndryshimit të administratës së SHBA-ve, kur Donald Trump të betohet si president i Amerikës më 20 janar.

I ftuar në emisionin “Log” në News 24 nën moderimin e gazetarit Endri Xhafo, Këlliçi tha se me ardhjen e Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë dhe sekretarit të ri të shtetit Marco Rubio të dhënat në politikë do të ndryshojnë.

Lexo edhe: A do hiqet ‘non grata’ e Sali Berishës nga Administrata e re e Donald Trump? – Zyrtari i lartë i DASH flet për Zërin e Amerikës: Do të fokusohemi tek ndihma ndaj SPAK dhe…

Demokrati tha se në shkurt të këtij viti Marco Rubio i dërgoi letër presidentit aktual Joe Biden ku i kërkoi heqjen e non gratave, pasi sipas tij janë mekanizma që po keqpërdoren, duke u përdorur për luftë politike.

Untitled

Belind Këlliçi: Që non grata e Berishës do hiqet të jeni të qartë si drita e diellit…Do hiqet a në shkurt, a në prill a në maj nuk e dimë se kur…Kasanof e di shumë mirë se në datë 21 janar aty shkon sekretar shteti Marco Rubio dhe president i SHBA Donald Trump. Marco Rubio në shkurt të këtij viti së bashku me senatorë të tjerë i ka shkruar Joe Bidenit letër publike zyrtare ku i kërkon heqjen e non gratave ..nga Amerika Latine është me origjinë ai, nuk është nga Shqipëria dhe i thotë presidentit të Amerikës që mekanizmi që ju po përdorni i non gratës po keqpërdoret dhe po përdoret për luftë politike…Kasanof e di mjaft mirë që ajo është tërësisht vendimmarrje aq sa politike dhe personale, ashtu siç vendoset ashtu edhe hiqet. Zoti Berisha ka non gratë politikë nga shoqëria e Sorosit kundër tij kaq, nuk ka non grata nga thesari i shtetit.

Gazeta Panorama