“Nuk bisedojmë me të shpallurit non grata”, Berisha i përgjigjet Yuri Kim: Pi kafe në livadhet e qeverisë, nëse ke prova çoi në…
“Nuk bisedojmë me të shpallurit non grata”, Berisha i përgjigjet Yuri Kim: Pi kafe në livadhet e qeverisë, nëse ke prova çoi në…
10 NËNTOR 2021
Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur ambasadores Yuri Kim pas deklaratave të saj se nuk do të njohë PD-në nëse ndryshon kryetar.
Ai tha se zonja nëse ka prova ti paraqesë ato në Gjykatën e PArisit, ndërsa shtoi se Kim mund të vijojë të pijë kafe në livadhet e qeverisë.
Përgjigjja e Sali Berishës për Yuri Kim:
‘Zonjës dhe cilit do tjetër që ka një provë fakt të vetëm e ftoj t’i dërgojë pranë gjykatës në Paris. Shpreh kënaqësinë time të madhe se miq, përfaqësues të vendeve mike, se personalitet të shquara të elitës politike amerikane nuk pranojnë nuk binden madje e marrin thjeshtë si një hakmarrje politike deklaratën se kemi prova por nuk i themi, kjo ka marrë fund, ke prova çoi para gjykatës. Në të dy anët e Atlantikut miq të shquar e kanë gjetur atë sinemateria, çështja e kafes të vazhdojë të pijë kafe në livadhet e qeverisë, por jam i sigurte se Shqipërinë do të afroj gjithnjë e më shumë me BE-në dhe SHBA-të, ky është zotimi im’.
Gazeta Sot