“Nuk do ishte në varr, por në…”. Deklarata e fortë e Andi Bushatit: – Pjerin Xhuvanin e vrau Edi Rama
“Nuk do ishte në varr, por në…”. Deklarata e fortë e Andi Bushatit: – Pjerin Xhuvanin e vrau Edi Rama
21 PRILL 2021
Dje (20 prill 2021) Pjerin Xhuvani ishte i pranishëm me radio policie ne dore në mitingun e kryeministrit Edi Rama, që u zhvillua në stadiumin e Elbasanit.
Analisti Andi Bushati ka deklaruar në emisionin OPEN në Top Channel se Pjerin Xhuvanin e ka vrarë Edi Rama. Sipas Bushatit, Pjerin Xhuvani sot duhet të ishtë në burg dhe jo në varr.
Analisti tha se nëse Xhuvani do të arrestohej për ngjarjen në Ditën e Verës në Elbasan, ku u dhunuan militantët e PD, sot nuk do kishim vrasje.
“Pjerin Xhuvanin e ka vrarë Edi Rama. Ai sot nuk duhet të ishtë në varr, por në burg. Nëse këtu do kishim SPAK dhe polici jo b*thëlëpirëse të qeverisë, për ngjarjen e Ditës së Verës, ai do të ishte arrestuar. Rilindja i lë të lirë sepse i duhen për të blerë karta identiteti. Vota mbrohet edhe me armë.”, tha Bushati.
Pjerin Xhuvani ka mbetur i vrarë në Elbasan pasi është qëlluar me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demorkatike, Gazmend Bardhi. Paplekaj ka pranuar krimin duke thënë se ka qëlluar për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që po blinin vota.
Gazeta SHQIP