Nuk do ta besoni dot çfarë “fshihet” në këtë ishull të pazakontë të Norvegjisë
Nuk do ta besoni dot çfarë “fshihet” në këtë ishull të pazakontë të Norvegjisë
Në veri të planetit, pikërisht në Longyearbyen të Norvegjisë, gjendet një magazinë e vërtetë, në të cilën ruhen 400 milionë fara, praktikisht i gjithë biodiversiteti i botës, i mbrojtur nga kërcënimi bërthamor, tërmetet dhe sulmet terroriste.
Në fillim, ideja e një magazine të tillë në zonën e Arktikut dukej si e dalë nga një film fantashkencë.
Por tetë vjet pas inaugurimit, Svalbard Global Seed Vault ka marrë nga Siria kërkesën e parë për tërheqjen e farave.
Svalbard ndodhet në zonën ku kalon paraleli i 78, njëmijë km nga Poli i Veriut.
Është një grumbull ishujsh që shpesh nuk figurojnë as në hartë.
Zona është një hapësirë pa pemë dhe pa insekte, ku dielli nuk perëndon nga prilli në gusht dhe dimri zgjat 155 ditë, pa parë dritën e diellit.
Dymijë banorët e zonës lëvizin të armatosur, një masë kjo e përcaktuar me ligj, për t’u mbrojtur nga arinjtë polarë.
Të gjitha vendet e botës kanë dërguar këtu fara të bimëve që rriten në vendet e tyre, nga Koreja e Veriut te SHBA-të, nga Mongolia te Gjermania.
Të fundit në rendin kronologjik janë delegacionet e Perusë dhe Kosta Rikës.
Tashmë shifrat e magazinës norvegjeze mund të habisin shumë njerëz.
Janë mbi 850 mijë varietete farash, 500 ekzemplarë për secilën, të cilat ruhen në temperaturën minus 18 gradë.
n.s. / dita