“Nuk do të dëmshpërblejë qytetarët”, LSI shpërthen në akuza ndaj kryeministrit: Ja pse Rama nuk po e shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore! (DOKUMENT)

Postuar: 26/11/2019 – 23:17

Ndërkohë që vendi është në një situatë të rëndë pas tërmetit të tmerrshëm, LSI përpiqet ta shfrytëzojë këtë situatë për të sulmuar kryeministrin Rama. Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka akuzuar kryeministrin Rama se refuzon të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore për shkak se nuk do të dëmshpërblejë qytetarët.

Vasili ka postuar nenet e ligjit e vitit 2019, që sipas tij flet për të drejtën e kompensimit në rast të dëmeve, por kjo sipas tij vetëm në rastet kur shpallet fatkeqësia natyrore apo gjendja e jashtëzakonshme.

“Edi Rama refuzon gjendjen e fatkeqesise natyrore, qe te mos demshperbleje qytetaret! Gjendja e fatkeqesise natyrore eshte fakt tragjik, shume shume i rende dhe i padiskutueshem.

Ligji i miratuar vetem tremuaj me pare Nr.45 date 18.07 i Vitit 2019 percajton detyrimin e rikompensimit dhe te shpalljes se gjendjes se fatkeqesise natyrore.

Neni 41 percakton detyrimin e kompensimit ndaj Kryeministri nuk shpall gjendjen e fatkeqesise natyrore. Lexojeni vete te nderuar qytetare dhe perfaqesues te medias nenet e miratuara nga po vete kryeministri tre muaj me pare”, thekson Vasili.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/