30 Janar 2025

Harruat ju si e denoncoi bashkëjetuesja e McGonigal kur tha se nuk e lëshonte për orë të tëra në SkyEcc me Edi Ramën.

Kreu i PD Sali Berisha, në fjalën e tij në parlament, tha se nuk është TikToku rrugaçi.

Berisha tha se duhet që të ngrihet Komisioni i së Vërtetës, për të zbuluar se kush ka përdorur Sky Ecc dhe Encro Chat.

Berisha deklaroi se ka pasur deputetë që kanë përdorur 2-3 Sky Ecc ose Encro Chat.

“Nuk është TikTok rrugaçi që thotë “Ajatollahu i Tiranës”, është EncroChati, vrasësi, trafikanti. Krijimi i komisionit të të vërtetës sipas propozimit të Sulës, për të nxjerrë para shqiptarëve veçanërisht para zgjedhjeve, lidhjet e politikës me krimin, është kusht i domosdoshëm. Ka patur këtu me 2-3 EncroChat-e. Kryeministri ka patur 2-3 të tillë.

Harruat ju si e denoncoi bashkëjetuesja e McGonigal kur tha se nuk e lëshonte për orë të tëra në SkyEcc me Edi Ramën. I harruat këto? Është më mirë t’i zbardhim vetë. PD ato 1 mln faqe që kanë ardhur, nëse ju nuk pranoni komisionin, do t’i publikojë një nga një. Do ta bëjmë ne të vërtetën para shqiptarëve. Prandaj mos kini frikë”, deklaroi Berisha.

Balkanweb