“Nuk i nënshtrohemi diktaturës”/ Protesta me flamur në Lushnje dhe Cërrik për vrasjen e Klodian Rashës (FOTOT)
13 dhjetor 2020
Protestat për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj është shtrirë edhe në Lushnjë dhe Cërrik.
Dhjetëra qytetarë janë grumbulluar dhe kanë dalë në rrugët e qyteteve.
Protestuesit në Lushnje mbajnë parullat: “Lushnja nuk i nënshtrohet diktaturës”.
Kujtojmë se përveç Tiranë protesta janë zhvilluar edhe në disa qytete të tjera, si në Shkodër, Durrës, Lezhë dhe Korçë.
Gazeta Panorama