Nuk ka fund tmerri edhe pas tragjedisë, 3 tërmete godasin sërish Turqinë
18 Shkurt
Një tërmet i ri me magnitudë 5.2 goditi pjesën qendrore të Turqisë, mbrëmjen e së shtunës sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).
Tërmeti ka pasur një thellësi prej 10 kilometrash, 13 km larg Goksunit.
Pas kësaj, janë regjistruar edhe dy lëkundje të tjera me magnitudë 3.3 ballë në pjesën lindore dhe 4 ballë në pjesën qendrore të vendit. EMSC shtoi se i fundit ky është tërmeti i 30-të i ndjerë në Turqinë Qendrore në 71 orët e fundit”.
Fatmirësisht nuk janë raportuar dëme nga tërmeti.