Nuk ka grip në qarkullim për shkak të Covid? – Luhatja e temperaturave nuk ka ndikim mbi përhapjen e Covid-19.
Nuk ka grip në qarkullim për shkak të Covid? – Luhatja e temperaturave nuk ka ndikim mbi përhapjen e Covid-19.
28 SHKURT 2021
Luhatja e temperaturave nuk ka ndikim mbi përhapjen e Covid-19, ndaj epidemiologu Artan Simaku kërkon nga qytetarët që të mos e ulin vigjilencën ndaj masave të sigurisë. Sipas Simakut, në ndryshim nga gripi sezonal, koronavirusi nuk dobësohet me përmirësimin e motit.
“Koronavirusi që qarkullon nuk ndikohet nga luhatjet e temperaturës. E provuam në stinën e verës që nuk pati ndikim, si dhe nga temperaturat e ulëta”.
Sa i përket virozave stinore, Simaku thotë se nuk ka të tilla në qarkullim, e për këtë rendit 2 arsye.
“E para, sepse në kohë pandemie qarkullon virusi pandemik dhe viruset e tjera qarkullojnë në një nivel të papërfillshëm ose nuk qarkullojnë fare. E dyta, masat e marra për Covid-19 janë të identike që na mbrojnë edhe nga gripi. Në të gjithë Europën janë rreth 600 raste të testuara për grip”.
Për këtë shkak ekspertet bëjnë thirrje që masat e higjienës nuk duhet të neglizhohen në asnjë moment, po ashtu edhe mbajtja e maskës dhe e distancës.
Gazeta Sot