“Nuk ka logjikë kjo”, shpërthen Milaim Zeka dhe ia numëron ‘një për një’ Ramës: – Për këtë aferë duhet të kishte rënë!
Edi Rama Foto e realizuar ne emisionin Opinion
1 KORRIK 2022
Analisti Milaim Zeka u shpreh mbrëmjen e djeshme se mbështet protestën e 7 korrikut dhe thotë se nuk e kupton logjikën e qytetarëve në Shqipëri, që përkundër keqqeverisjes vazhdojnë të duan Ramën dhe PS më shumë se partnerin apo partneren e tyre.
Për Zekën, në një vend normal do kishte mjaftuar vetëm afera me incineratorët për rrëzimin e qeverisë. Zeka: E mbështes fuqishëm opozitën në Shqipëri. Nuk ka logjikë që qytetari i Republikës së Shqipërisë të durojë një njeri kaq gjatë në pushtet, të shprehë një dashuri më të madhe ndaj Edi Ramës sesa ndaj partnerit. Me dal me pyet shqiptarët në rrugë prej sa vitesh je i martuar ose e martuar? 15-20 vite.
A e kishe ndërruar partnerin? Po, por ja për këtë e këtë. A e ndërron PS? Jo Edi Ramën mos e prek. Kjo çështja që ju i thoni inceneratorët është element i mjaftueshëm. Në çdo vend normal të Europës perëndimore deri në Amerikë dhe Kanada do të duhej të binte për këtë. Si mendon, se do futet Shqipëria në BE kur çdo natë ka vrasje. Në kulmin e sezonit, mbrëmë ju vu tritoli një hoteli në Sarandë. U arrestuan 170 veta në Shkodër për shkak të Call Center. Mendon se Edi Rama nuk i di këto? I di. Arrestohen drejtuesit e policisë se janë përfshirë në krim. Ky duhet të jetë shqetësimi i qytetarëve dhe i gazetarëve, mediave.
Po a është e aftë e opozita të rrëzojë qeverinë Rama, e cila është në mandatin e tretë qeverisës?
Zeka: Në mënyrë absolute jo, opozita në Shqipëri do me e rrëzu Edi Ramën me Kosovën e Vuçiçin, nuk shkon. Duhet me fol për problemet sociale që ka qytetari i Shqipërisë. Jo për Kosovën, jo për Ballkanin e Hapur, jo për Vuçiç.
Gazeta Sot