Nuk ka më vend…as për të vdekur!
Nuk ka më vend…as për të vdekur!
Thuajse në të gjithë vendet e botës, varrezat janë të vendosura në fusha, por edhe kur janë vertikale, ka mjaftueshëm hapësira për të gjithë.
Ndërsa në Hong Kong, kushtet për ata që nuk jetojnë më pasqyrojnë jetën e të gjallëve: ka shumë pak vend për të jetuar e për të vdekur.
Me 7,5 milionë banorë, Hong Kong është një prej qyteteve më të shtrenjta në botë, çmimet e apartamenteve kapin majat.
E njëjta gjë mund të thuhet edhe për varrezat. Ato private kushtojnë thuajse 36 mijë dollarë amerikanë. Vendet në varrezat publike janë më të lira, por praktikisht të gjitha janë të zëna.
Pjesa dërrmuese e qytetarëve zgjedhin të djegin trupat e të afërmve që kanë vdekur.
Por, përsëri mund të jetë e vështirë të gjesh vend për një kuti të vogël në komplekset e përdorura për të ruajtur urnat.
Mijëra familje presin deri në 7 vite për një vend.