Nuk ka nevojë për më shumë se kaq që ta rrënosh besimin e qytetarëve te drejtësia.”. – Artan Hoxha flet për Dritan Dajtin. –
09/02/2019 –
Gazetari investigativ, Artan Hoxha deklaron se pas vendimit për uljen e dënimit për Dritan Dajtin, qëndron një drejtësi e korruptuar.
Gazetari Hoxha u shpreh se vendimi më i freskët i Gjykatës së Apelit për Dritan Dajtin është demonstrimi më i qartë i efektit që jep për shoqërinë dhe zbatimin e ligjit një drejtësi e korruptuar.
“Një ngjarje që ndodhi më 7 gusht 2009, dhe që u kushtoi humbjen e jetës 4 policëve të skuadrës operacionale. Nuk e di çfarë mund të ndodhë më shumë se kaq që të ketë një hetim serioz dhe shterues nga drejtësia”, tha Hoxha për Mapo.
Gjithashtu gazetari Hoxha thekson se vetëm gjykimi në shkallën e parë pati një numër rekord prej 272 seancash, pjesa dërrmuese e tyre të dështuara.
Sipas tij, “Nuk ka nevojë për më shumë se kaq që ta rrënosh besimin e qytetarëve te drejtësia.”
Gjithashtu Hoxha në rrjetin e tij social shkruan: E premtja e zeze e 7 gushtit 2009, si u kthye Dritan Dajti nga “gjahu” i nje operacioni sekret ne “gjahtarin” e skuadres se operacioneve speciale, duke ekzekutuar 4 deshmore te atdheut…
/Agjensia e Lajmeve Sot News/