
Nuk ka qetësi për Greqinë: – Sot një tjetër lëkundje e fortë tërmeti
17 Korrik 2022
Sërish tërmet në Greqi. Një tërmet me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter është regjistruar pak më parë në Filipiadën e Prevezës.
Sipas Institutit Sizmologjik Gjeodinamik, tërmeti ka ndodhur 9 kilometra në veriperëndim të Filipiadës.
Kujtojmë se sot lëkundje tërmeti u regjistruan dhe në Arkalochori të Kretës, ndërsa magnituda ishte 3.9.