Nuk ka qetësi për socialistët, çfarë do ndodhë javën e ardhshme. –
Nuk ka qetësi për socialistët, çfarë do ndodhë javën e ardhshme. –
Nuk ka qetësi për Partinë Socialiste edhe në këto ditë festive. Pas mbylljes së sesionit parlamentar dhe protestës 17 ditore të studentëve, kryesia e socialistëve do të mblidhet dy herë brenda pak ditësh.
Kjo pasi PS do të mbledhë kryesinë më datën 24 dhjetor dhe më pas asamblenë më datën 28 dhjetor.
Në këto mbledhje pritet që socialistët të diskutojnë për qeverisjen gjatë vitit që po lëmë pas, dhe mbi të gjitha me fokusin për zgjedhjet lokale që do të mbahen në qershor të vitit të ardhshëm.
Por nuk përjashtohen as ndryshime në qeveri, nëse i referohemi deklaratave të Kryeministrit Rama se nga kjo situatë do të nxirren përgjegjësit.
Kujtojmë se edhe më herët, Rama është treguar i ashpër me drejtuesit e partisë për distancën që ata mbajnë me zgjedhësit, duke mos u shqetësuar për problemet e tyre.
Gazeta shqiptare