15 Prill 2025

Kryeministri Edi Rama ka komentuar arrestimin e zyrtarëve të PS-së, duke u shprehur se “nuk kam asnjë anëtar të qeverisë në burg”.

Rama i konsideroi si qesharake deklaratat se “gjysma e qeverisë është në burg”, teksa theksoi: “Në fakt po të shikosh të gjithë ata që janë marrë në hetim dhe janë dërguar para gjykimit, nuk kanë qenë anëtarë qeverie në atë kohë që ka ndodhur por shumë më përpara”.

Rama shtoi se sot njerëzit flasin për drejtësi dhe kjo ditë sipas tij, nuk erdhi nga qielli, por “nga PS me mua në krye”.

“Kjo e gjysmës së qeverisë në burg është shumë qesharake, unë nuk kam faktikisht asnjë anëtar të qeverisë në burg prej shumë e shumë kohë dhe në fakt po të shikosh të gjithë ata që janë marrë në hetim dhe janë dërguar para gjykimit, nuk kanë qenë anëtarë qeverie në atë kohë që ka ndodhur por shumë më përpara.

Kam 12 vite këtu, edhe ndërkohë ajo që s’duhet harruar, nëse juve ju erdhi dita të flisni për drejtësi, për ministra, për kryetar bashkish, për persona të lidhur me pushtetin politik, por edhe ish-presidentë, ish-kryeministria, kjo nuk është ditë që erdhi nga qielli, por erdhi nga PS me mua në krye.

Është shprehjeje e vullnetit tonë absolut për barazi para ligjit, se ka pasur kurrë shqiptari. Kur ka ndodhur në kohën e bufit, kur vriteshin njerëz nga dritaret e kësaj zyre dhe prokurorja që tentonte të thërriste të merrte në pyetje drejtuesit e forcave të rendit pagëzohej nga kjo godinë si lavrie bulevardi”, tha Rama.