“Nuk më zë gjumi natën”, nënat e emigrantëve i qajnë hallet Bashës: Djali aplikoi për vullnetar gjatë tërmetit dhe s’ia pranuan
“Nuk më zë gjumi natën”, nënat e emigrantëve i qajnë hallet Bashës: Djali aplikoi për vullnetar gjatë tërmetit dhe s’ia pranuan
30/11/2020 – 10:57
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me nënat e të rinjve shqiptarë që janë larguar drejt emigrimit.
Të pranishmet kanë treguar historitë e tyre, teksa njëra prej tyre ka thënë se një djale i është larguar jashtë Shqipërisë dhe ajo e përjeton shumë keq mungesëne kontaktit me të.
Ndërsa ka treguar që djalit tjetër nuk i kanë pranuar as kërkesën për të ndihmuas si vullnetar në shpëtimin e personave që ndodheshin në rrënojat e tërmetit të 26 nëntorit.
“Kur vjen darka kontrolloj telefonin nëse është djali në internet. Nëse nuk është nuk më zë gjumi gjithë natën se mos ka ndonjë problem.
Djali tjetër ka mbaruar shkollën e lartë për Emergjencat Civile dhe kur ra tërmeti aplikoi në Bashki për të kontribuar si vullnetar, sepse i vinte keq për të prekurit. E lexuan kërkesën dhe nuk ia pranuan. Të vendosësh dorë që të mos ikin më jashtë dhe të kthehen për të punuar në Shqipëri”, është shprehur ajo.
Kryedemokrati ka vijuar bisedën duke treguar se rikthimin i këtyrë të rinjve është prioriteti i qeverisë së re, teksa shton se “Prioritet i qeverisë së ardhshme kthimi i shpresës për Shqipërinë, me prioritet vendet e punës, në veçanti punësimin e rinisë. Detyra e qeverisë së ardhshme është t’ua bëjë më të lehtë dhe më të pranueshëm rikthimin në vendin e tyre. Ky është prioriteti tjetër për mbylljen e kësaj plage siç është emigracioni.”
Vizion Plus