Nuk morën ndihmë nga tërmeti, Ahmetaj gjen justifikimin: – Disa nga qytetarët janë me PD-në!
Nuk morën ndihmë nga tërmeti, Ahmetaj gjen justifikimin: – Disa nga qytetarët janë me PD-në!
24 SHTATOR 2020
Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, tregoi në Real Story se si qeveria po i ndihmon qytetarët e dëmtuar nga tërmeti.
Por drejtuesi i emisionit Real Story, i nxorri me emra dhe fytyrë, qytetarë që përgënjeshtronin duke thënë se nuk kanë marrë asnjë ndihmë për dëmet e tërmetit.
Megjithatë për të kundërshtuar akuzat, Ahmetaj, tha se disa prej këtyre qytetarëve pjesë të listës së të pakënaqurëve kanë anëtarë të familjes në PD dhe po përdoren nga opozita.
Ministri i mori një nga një emrat duke dhënë detaje për secilin. Ai tregoi akuzat dhe dokumentin për secilin, ku paraqitet vendimi për grantet.
“Ka dhe bonus qiraje. Po ka shumë që nuk duan të ikin nga shtëpitë e tyre, rrinë me çadra, por unë i lutem që të përdorin bonusin e qirasë në një shtëpi tjetër të përkohshme, por ata kanë tokat e tyre, kanë bagëtitë e prandaj s’duan të lëvizin. Kam info që disa prej tyre kanë dhe anëtarë të familjes në PD,” tha Ahmetaj.
“Po ç’lidhje ka se tërmeti kur godet s’pyet se me kë parti je?”
“Po aman o mos më ndërprit, të paktën një herë në karrierën tënde. Unë s’po i gjykoj që janë përdorur nga partitë politike, se kryeministri ka hapur thesin social për ta,” tha ministri.
Gazeta Shqip