Nuk ndalen lëkundjet, bie tërmeti i tretë në Lushnjë (Magnituda)
Nuk ndalen lëkundjet, bie tërmeti i tretë në Lushnjë (Magnituda)
24 SHTATOR 2020
Akoma pa u qetësuar nga tërmeti i para një ore një tjetër tërmet ka goditur Lushnjën.
Lëkundja e radhës raportohet me magnitudë 2.2 me thellësi 5 km.
Ndërsa kjo është lëkundja e tretë për sot, dy lëkundjet e tjera kanë qenë me magnitudë 3.5 dhe 4.
Të shumtë janë qytetarët që raportuan se i kanë ndjerë lëkundjet e mëparshme.