
Nuk ndalet Boris Johnson, bën deklaratën e fortë: – Jam më i vendosur se kurrë për të siguruar rënien e Putinit dhe forcimin e Ukrainës

Boris Johnson
Nuk ndalet Boris Johnson, bën deklaratën e fortë: – Jam më i vendosur se kurrë për të siguruar rënien e Putinit dhe forcimin e Ukrainës
30 Prill 2022
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson. i ka thënë presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, se ai është më i përkushtuar se kurrë për të forcuar Ukrainën.
Gjatë një telefonate me Zelenskyn, Johnson tha se ai mbetet i përkushtuar për të “siguruar rënien e Putinit” dhe se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të furnizojë Ukrainën me ndihmë ushtarake dhe humanitare.
“Presidenti Zelensky informoi për luftimet e ashpra në Ukrainën lindore dhe rrethimin e vazhdueshëm të Mariupolit”, tha një zëdhënës i Britanisë.
“Udhëheqësit diskutuan gjithashtu përparimin e përpjekjeve të udhëhequra nga OKB për të evakuuar Mariupolin dhe shqetësimin për të plagosurit atje”, shtoi zëdhënësi.
Gazeta Sot