Nuk ndalet rritja e çmimeve, sërish shtrenjtohet “shporta”
8 Mars 2024
Ritmi i rritjes se çmimeve ra në muajin shkurt në 2.6%. Nivel ky i shënuar për herë të parë që prej 2021-it, duke kapur projeksionin e Bankës së Shqipërisë që parashikonte ta mbante inflacionin poshtë nivelit 3%.
Megjithatë pavarësisht shifrave, produktet e shportës kanë shënuar një rritje të lehtë të çmimeve krahasuar me janarin.
Në grupin e produkteve bazë të shportës bulmeti njohu shtrenjtimin me 4.7%, pasuar nga zarzavatet, mishi e peshku.
Krahasuar me janarin e këtij viti, çmimet për produktet e duhanit, veshjeve, transporti dhe bareve e restoranteve mbeti thuajse i pandryshuar.
Nëse e krahasojmë me janarin e 2023-it rritja më e madhe e çmimeve vjetore u vu re tek argëtimi dhe kultura me 4.9%, pasuar nga grupet e mobiljeve me 4.7%, ndërsa grupi i ushqimeve dhe pijeve alkoolike ka shënuar rritje me 2.7%.
Mbetet për t’u parë nëse Banka e Shqipërisë për të mbajtur inflacionin nën objektivin e 3 për qindëshit do ketë shtrëngim të politikën monetare, ashtu siç është parashikuar në fund të vitit dhe siç është këshilluar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.