Nuk përmbahet Berisha: – Tregon kush do të investojë në Portin e Durrësit: Afera më e madhe korruptive në Europë
Nuk përmbahet Berisha: – Tregon kush do të investojë në Portin e Durrësit: Afera më e madhe korruptive në Europë
3 SHKURT 2022
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme gjatë fjalës së tij në Kuvend se Shqipëria është vendi ku krimi i organizuar ka krijuar qendrën operacionale të organizatave të drogës.
Ndër të tjera Berisha shtoi se nuk ka asnjë vend tjetër si Shqipëria për shkak të lidhjes me qeverinë.
“Sot diskutohet për votimin e një marrëveshje me Greqinë për luftën kundë rkrimit të organizuar. Me këtë rast dua të theksoj se çdo marrëveshje e kësaj narkoqeverie për luftën kundër krimit të organizuar është fund e krye një falsitet, një formalitet pasi Shqipëria është vendi ku krimi i organizuar sipas raportit të DASH, e ka shndërruar në qendrën operacionale të organizatave kriminale të rajonit, Europës dhe Amerikës së Veriut dhe Jugut.
Nuk ka një vend të dytë më këtë fuqi të krimit si Shqipëria dhe kjo ka vetëm një arsye. Lidhjen me qeverinë. A nuk u faktua këtu lidhja e ministrit të Brendshëm me klanet e drogës. A nuk u vodhën në kasafortën e shtetit dosjen e kriminelëve në Ministri. Përgjegjësi tani u kthye në një detyrë të rëndësishme. Me urdhër të Edi Ramës. Tani 3-4 fishohen brenda disa muajve kompanitë e bananeve. A e dini pse.
E dini kush e kontrollon portin e Durrësit. Nallbati i Xibrakës. Nallbati i Hakmarrjes për Drejtësi. Nallbati i Edvin Ramës dhe Lulzim Pengut se e ka gjysmë kunat. Emari u zhduk. Nuk ka më lidhje me portin e Durrësit. Disa kompani në bashkëpunim të ngushë me Lul Bravën do investojnë aty. Unë do ju njoftoj ju se afera e Portit të Durrësit është afera më e madhe korruptive në Europë. Kjo që po them sot këtu është vetëm njëri kapitull. Fqinjët tanë kanë shqetësim të madh krimin në Shqipëri. Prokurori italian dje lexonte se mafia shqiptare është më e rrezikshme sot se Ndraghetta.
Drejtori i policisë dje i dërgoi dje një mesazh të gjatë ngushëllimi njërit prej xhelatëve të shqiptarëve. Duhet ta dini se gjatë diktaturës policia politike e Enver Hoxhës dhe policia e shtetit bënin garë se cila do çontë në pranga më shumë në përmbushjen e detyrave të partisë. Krimi më i shëmtuar është i kriminelëve në qeverinë shqiptare dhe bashkëpunëtorëve të tyre kudo ku janë”, u shpreh Berisha. Gazeta Shqip