Nuk përmbahet Bujar Nishani, si asnjëherë më parë nxjerr prapaskenat e forta: Ky televizion i shërben kryehajdutit! Mafia ka emër…
Nuk përmbahet Bujar Nishani, si asnjëherë më parë nxjerr prapaskenat e forta: Ky televizion i shërben kryehajdutit! Mafia ka emër…
16 DHJETOR 2020
Ish-presidenti Bujar Nishani ka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale. Nishani përgënjeshtron lajmin se ka qenë i përfshirë në “skandalin” e tenderit të uniformave të Policisë së Shtetit. “Bujar Nishani si ministër, por edhe administrata e Ministrisë së Brendshme kur drejtohej prej meje nuk ka organizuar, drejtuar, realizuar apo nënshkruar kurrë ndonjë tender për uniformat e Policisë së Shtetit. Kurrë, asnjëherë”, shton më tej Nishani duke akuzuar për shpifje televizionin që ka nxjerrë lajmin.
Postimi i Nishanit
Top fake news Televizion, më paska akuzuar në një dokumentar militantësh fanatik, se paskam qenë i përfshirë në “skandalin” e tenderit të uniformave të Policisë së Shtetit.
Të mashtrosh, të shpifësh e të sajosh fake neës, nuk është kurrfarë zotësie apo profesioni.
Eshtë mjerim i degradimit moral !
Bujar Nishani si ministër, por edhe administrata e Ministrisë së Brendshme kur drejtohej prej meje nuk ka organizuar, drejtuar, realizuar apo nënshkruar kurrë ndonjë tender për uniformat e Policisë së Shtetit. Kurrë, asnjëherë !
Po pse gënjen përsëri Top fake news Televizion ?
Kushdo e di fare mirë.
I shërben kryehajdutit, kryemashtruesit, mikut të trafikantëve e vrasësve, tradhëtarit serbofil të Kombit Shqiptar !
I shërbejnë kockave që ju hidhen nga tepsia e hajnisë dhe korrupsionit që zhvat e grabit çdo ditë familjet e shqiptarëve.
Secilin prej nesh, shqiptarët e njohin mirë e nuk ka topçi që mund të hedh baltë atje ku ajo nuk ngjit !
MAFIA KA EMER !
Nga Gazeta Sot