“Nuk pres që kjo PS të jetë e të varfërve, por të linte dhe të tjerët të hanin”. Lubonja: – Ku ndryshon Rama nga Berisha në raportet me oligarkët
14 janar 2021
Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka folur për raportet e Ramës me oligarkët.
Lubonja thotë se në këtë drejtim Rama e ka tepruar dhe tashmë as retorika denoncuese nuk bën më punë pasi është konsumuar dhe fjala ka humbur peshën.
Ai thotë se Rama në raport me kryeministrat e tjerë ka krijuar një mekanizëm nga ambicia për pushtet vetëm për disa persona. Lubonja nuk pret që kjo PS të jetë e të varfërve, por thekson se Rama duhet të kishte lënë edhe të tjerët të ‘hanin’.
”Këtu është konsumuar shumë retorika denoncuese. Fjala ka humbur peshën. Përmenda vitin 2005. Në kujtesën time, gjuha që përdorte Sali Berisha kundër sistemit oligarkik që ishte ngritur në kohën e Nanos. Vetbesueshmëria që krijonte.
Berisha mund të bënte atë, megjithë tipin autoritar, nuk do bënte kompromis e të ulej në tryezë me oligarkët.
Kjo ishte shpresa. Mendimi im është që, ne e kemi provuar që ikën njëri-vjen tjetri, prap këta janë. Këta që janë pasuruar në këtë formë, duan një njeri të ndershëm, po zbret Jezu Krishti, dhe këta do pranonin kryeministër atë. Apo duan një njeri që kanë bërë allish verishe e njohin dhe e bëjnë.
Lidhja është e qartë, e kanë përpunuar me kohë, dhe është bërë bashkëjetesë me të. Simbiozë e Ramës por dhe opozitës. Çfarë ndodh tani, Rama jam dakord e ka tepruar më shumë se çduhet. Duhet edhe të shpërndash. Nuk pres që kjo PS të jetë e të varfërve. Por lëri dhe këta të hanë. Por për ambicien për pushtet. Shpërndarja bëhet për shembull në rastin e Berishës. Unë nuk them që ishte më mirë Shqiëpria, por mos krijo një mekanizëm vetëm për vete për të kapur shtetin, por lëri dhe të tjerët të hanë.
Monopoli dhe oligarkia nuk ndahet, sa më shumë monopol aq më e fortë oligarkia.”- tha Lubonja.
Gazeta Panorama