Nuk sanksionoi Rusinë: – Rama kërkon mirëkuptim për Beogradin: – Ushtrimi i tepërt i presionit perëndimor mbi Serbinë mund të jetë i dëmshëm për rajonin
Në një intervistë për “Politico” kryeministri Edi Rama thekson se mbështet idenë e presidentit francez, Emmanuel Macron për një Komunitet Politik Evropian – një organizatë që do të ishte e hapur si për anëtarët ashtu edhe për joanëtarët e BE-së.
Por sa i takon mos vendosjes së sanksioneve nga Serbia drejt Rusisë, Rama kërkon mirëkuptim për pozicionin e Beogradit.
“Duhet të kuptoni se Serbia është në një pozicion shumë të ndryshëm nga shumë të tjerë, për shkak të historisë së saj, për shkak të lidhjeve të veçanta me Rusinë”, tha ai.
”Ushtrimi i tepërt i presionit perëndimor mbi Serbinë mund të jetë i dëmshëm për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor”, paralajmëroi Rama.
Pjese nga intervista
Mbështetje për Macronin
Rama theksoi gjithashtu se ai mbështet idenë e presidentit francez, Emmanuel Macron për një Komunitet Politik Evropian – një organizatë që do të ishte e hapur si për anëtarët ashtu edhe për joanëtarët e BE-së.
“Unë mendoj se ai ka të drejtë. Kjo duhet të ishte bërë shumë kohë më parë… sepse kjo është vizionare”, tha Rama, ndërsa nuk pranon të hyjë në detaje për formën që duhet të marrë komuniteti.
“Kjo mund të diskutohet, por në parim, të kesh një komunitet politik i cili organizohet në mënyra të ndryshme … është shumë e rëndësishme dhe është përtej Bashkimit Evropian që kemi sot … i cili qartësisht nuk është në gjendje të përballet me sfidat e kohës që janë përpara”, tha ai.
Macron e përcaktoi planin e tij pjesërisht si një përgjigje ndaj luftës në Ukrainë, duke sugjeruar se komuniteti i propozuar do të ishte një mënyrë më e shpejtë për Kievin për t’u integruar në strukturat politike evropiane sesa procesi i gjatë i pranimit në BE.
Lufta e Rusisë ka nxjerrë në pah gjithashtu ndarjet në Ballkanin Perëndimor.
Disa vende, si Shqipëria, e kanë ndjekur BE-në në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, ndërsa të tjerët, si Serbia, jo.
Megjithëse Serbia dhe Shqipëria kanë qenë shpesh në mosmarrëveshje gjatë dekadave, Rama kërkon mirëkuptim për pozicionin e Beogradit.
“Duhet të kuptoni se Serbia është në një pozicion shumë të ndryshëm nga shumë të tjerë, për shkak të historisë së saj, për shkak të lidhjeve të veçanta me Rusinë”, tha ai.
Ai tha se besonte se Serbia duhej të vendoste sanksione me kalimin e kohës, por paralajmëroi kundër nxitjes së Beogradit, i cili është shumë i varur nga Moska për furnizimet me energji, për të bërë shumë dhe shumë shpejt.
“T’u kërkosh që ta bëjnë tani, dhe në të gjithë diapazonin, është praktikisht e pamundur… Është vetëvrasëse për ekonominë e tyre”, tha ai.
”Ushtrimi i tepërt i presionit perëndimor mbi Serbinë mund të jetë i dëmshëm për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor”, paralajmëroi Rama.
“Ne ndonjëherë duhet të durojmë bashkë me të tjerët dhe të kuptojmë se çfarë po ndodh, përndryshe nuk mund ta mbajmë këtë komunitet të bashkuar për qëllime më të larta dhe më të mira”, theksoi ai.
“Mendoj se Serbia është në rrugën e duhur. Sigurisht, jo me shpejtësinë që mund të na pëlqejë apo mund të dëshirojmë. Por, më besoni, skenarët e tjerë janë vërtet shumë të këqij për të gjithë dhe, veçanërisht, për këtë rajon”, tha Rama.
Nga OraNews